Poezi nga Fejzi Murati / Shkëputur nga vëllimi poetik i sapo botuar “ Pentagrami i stinëve”

Poezi nga Fejzi Murati

 

LETËR DJALIT REFUGJAT

Sot po te lutemi o bir,
në na ardhsh këtë verë,
rroba per veshje mos na sill,
te gabi kemi blerë.

Po ti në mundsh
na sill ca euro,
a franga,
a dollarë,
se borxhe shumë te farmacisti
për barna kemi marrë.

Ne me pensione nuk ia dalim
as thjeshtë me bukë thatë!
Shumë herë
ngelemi pa ngrënë,
uritur bjemë në shtrat.

Ikim me shpresë
mos na sheh zoti,
që rrojmë dhe ne mbi tokë,
një jetë të tërë u rropatëm
po tani ngelëm trokë!

Ndaj duam ndihmë
biri ynë,
te rrojmë dhe ca vjetë,
se po të jetë për qeveritë,
per ne as varr s’do ketë!

 

HUTIM

Bobo sa i bukur ai trëndafil
që ti mban në dorë…
prushëron i tërë si buzet e tua!

Po sa më tundon ai shikim vrasës
që si duke qeshur,
ti shpesh më hedh mua!

Dhe unë i hutuar, përherë i hutuar
kurrë nuk po guxoj
të të them të dua!

Më kanë magjepsur dy syçkat e tua!

 

DALLGA DHE BRIGJET

Ka një lidhje të përjetshme dallgë e brigje;
përplasen,
thyhen, 
thërmohen,
gërryejnë njera-tjetrën në mot me stuhi.
Puthen,
ledhatohen,
përqafohen të lumtura
në ditë të qeta me diell e ngrohtësi.

A nuk u ngjajmë këtyre dallgëve
unë dhe ti?

 

GARDIANIA

E ç’janë prangat e akullta ndër duar
përpara prangave me emrin dashuri?
Më fute në burgun e shpirtit tënd
siç futet një kanarinë në kuvli.
Me apo pa pranga,
i burgosur i përjetëshëm jam unë,
gardiania e pashpirt je ti!

 


Shkëputur nga vëllimi poetik i sapo botuar “ Pentagrami i stinëve)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s