Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

***

Nëse hënën ma fsheh nën qerpik
unë errësirat e tua do kërkoj…
Aty ndoshta 
një yll i verbër,
zbehur dhimbjes
e fshehur jetës,
rrugën e kthimit do tregojë…

@ julja

 

***

E përse duhen ndjenjat…,
kur ndodh të ndihem
si statujë mermeri
me zemër të ngrirë…,
ku kthetrat ligësise
gërvishin thellë lëkurën,
rrëshkitur ftohtësisë
së shpirtit thëllim
acareve të akullta
të dimrit egërsi,
që diellin përtyp
në të tijën errësirë…

@ julja

 

***

Nxituan të ikin dhe yjet e fundit
në ata dy sy
lindur shpresave të mëdha horizontit
e tretur perëndimit,
ëndrrave të fikura…
Pak jetuan dhe lulet e venitura,
sfilitur nga dhimbja
e ikjeve të trishta …

Udhëtarë fantazma
shekujve të vdekur,
rendur e zhytyr
përjetësisht të heshtur…

@julja

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s