Poezi nga Lili Bimi

Poezi nga Lili Bimi
 
 
Në këtë shtrat !
 
Mbush sytë me lot
çdo natë.
Zemra
… gjak më pikon 
e vetja ndihet e zbrazët.
 
Lutem sonte 
para Zotit, këtë shpirt të trazuar, 
ta përgjum.
 
Qielli im pa Ty … bubullin!
Në këtë shtrat , 
lot në sytë e mi…!
 
 
 
Meditim për nesër
 
Ndonjëherë mbyllë sytë dhe meditoj
ëndërroj tjetër diell në qiellin e kaltër që shkëlqen
Me mallin e pasosur për gëzimin e ditës
 
Dua të rifilloj çdo gjë nga e para
të takoj një emër që i buzëqesh jetës, dashurisë…
të gjej emocione të reja, të vështroj perëndimin e diellit
me dëshirën që nesër të lind dielli ynë në tjetër horizont.
 
Dëshiroj të shikoj buzëqeshjen time diellore
këtë buzëqeshje të virgjër, si pafajsia ime
e të shtrij krahët mbi fatin e lumturisë
 
Dua, pafundësisht
Të nis fatlumturinë me këngën e gëzimeve
të shikoj ardhmërinë, si në pasqyrën e kristalit blu.
 
 
Shumë kujtime…!
 
Më vijnë shumë mendime sot,
dhe kujtimi i nënës sime!
Kujtoj buzëqeshjën e saj plot diell
… t’ ëmbël e të butë gjithmonë ndritur në fytyrë.
 
Kur shpirti i saj shkoi në parajsë ,
puthje më la po me atë buzëqeshje
e një fjalë për babain tim
krenar e kokëfortë,
por me një zemër aq të madhe.
 
Eh…!
Tani gjithçka është ndryshe,
dal jashtë e vë re një lule në kopsht
pranvera po vjen,
melankolitë e mia dalëngadalë po shtohen
dhe Unë,
një lutje për Ty nënë
atje lart në qiellin e kaltërt
dhe një zambak të çelur
prehjes tënde të gjatë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s