Poezi nga Përparim Hysi

Poezi nga Përparim Hysi

 

O TI , ZOT, QË JE LART!

O ti,ZOT,që je lart
Edhe poshtë shikon
A e sheh që flas përçart
Për një YPSILON?!

Ypsilonia është si xhinde
Më hëngri me sy
Unë si “perde” u vë syve
Ç’po heq,PERËNDI!

Bëj unë sikur nuk shoh
Xhindja s’i heq sytë
Oh,ç’më gjeti! Obobo!
M’u liruan burgjitë.

Doli mendja nga burgjia
Mori arratinë
Por më erdhi vet xhindja
Falëm”turavitë”. *

Nëse falëm “turavitë”,
Ndodh nga ti, o ZOT!
Që bekon dashuritë
(Ka ndodhur kamot).

* term fetar (aludohet për dashurinë)

 

DIKUR…DJALËRISË

Unë rri mbi divan
Ti mbi skëndelli
Syrin nuk ma ndan
(Unë të”ha” me sy)

M’u ule në gjunjë
U ndeza tani
Kam gjak dhe jo ujë
Se jam djalëri.

Fustani ta hoqa
E gjithë lakuriq
Nga zjarri u dogja
Krisht i vënë në kryq.

U dogja, u poqa
U poqe, u dogje
Mallin hiç s’e hoqa
Dhe të kisha shoqe.

Se të kisha shoqe
Se më kishe shok
Ç’të them, bukuroshe?
Për atë kohë, tok.

Atë kohë të bukur
Tutje, djalërisë
Dhe tash jam turbull
Në kohë të pleqërisë.

 

B U K U R O S H E!

Pamja jote- një bukuri e rrallë
Të them të drejtën që më mahnit
Dhe,sado që tani jam kokëbardhë,
Më mahnitin bukuritë.

NJë saksofon luan si i dehur
Mandej muzika bëhet si e”tërbuar”
Po unë sytë nga ti s’i kam hequr
Se, pas teje, jam mrekulluar.

Muzikantët luajnë si të “hazdisur”
(Sikur po luftojnë me djajtë)
Sytë e mi gati janë duke gjezdisur
Sikur jam aluçinant.

Kur muzika ndalon për një çast
Dhe çiftet dy nga dy u ulën
Unë nuk i them dot vetes”mjaft”
Dhe sytë si shtiza mbi ty u ngulën.

Ti sikur kërkon dikë
(Vështrimin e lëshon pa doganë)
Mua “lemza” keqas më zë
Nga syri yt kërkoj derman.

E kape dëshirën time
Dhe lëshon një buzëqeshje
E, moj bukuroshja”ime”!
Më dhe kështu kaq këndellje.

Kaq më del dhe mjafton
Buzëqeshja ma ngrohu shpirtin
Se ta dish, sado në moshë të vonë,
Ja që bukuritë më mahnitin.

 

A KINI PARË?!

A kini parë një buzëqeshje si dritë?
Mandej ko dritë merr formën e një femre
Ajo buzëqeshje drite më hyri në shpirt
Kaq drithëruese ishe moj, e paemre.

Kurrë emrin e një femre nuk e them
Për femrat kam një respekt të veçantë
Nëse buzëqeshja e saj më bëri ujem,
Kjo nuk do të thotë që të flas përçart.

Përkundrazi drita e saj më rri para sysh
Dhe ma gazëllon zemrën që zë dridhet
Unë përjetoj çaste të lumtura(pa si a qysh?)
E “paemër”, një femër si ti nuk gjindet.

Se, kur shoh atë portret aq hyjnor,
Se, kur shoh atë gjoks që më”kanoset me neps”
Moj e “paemër” unë jam tokësor
Dhe për dashurinë jam gati të vdes.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s