Poezi nga Raimonda MOISIU

 

Poezi nga Raimonda MOISIU

 

Sytë e kaltër

Sytë e tu e sytë e mij
S’është çudi që një ngjyrë kanë,
Shumë ja puthim njëri-tjetrit
Zjarr mbi zjarr kur jemi pranë.

Lotë përzjerë me kaltërsi
Përmbi ballin tim pikojnë,
Sipër meje fryn si fllad
Sytë e qiellit me vështrojnë.

Ç’më shikon ashtu ti mua
Rreh qepallat si një flatër,
Ç’kuvendojnë sytë e tua
Me një timbër krejt të kaltër.

Shtroje e kujt s’dua të jem
Veç e teje që më rri pranë,
Që noton në sytë e mi,
Si në detin e pa anë.
Hajde, pra më merr në krahë,
Sytë tanë një ngjyrë kanë.

Raimonda Moisiu
Jacksonville, Florida

 

Pas kësaj nat’ëndrre…

Ç’ish ai zemërim sysh?…C’ish ai zemërim-kaltërim?…
Kur unë jam mikja jote, a nuk ndjehesh dhe ti miku im?…

Kur heshtur zgjata buzët (në ëndërr) të të puthja ty,
Ç’ish ai zemërim, që të kaltëronte në sy?….

M’u venit dëshira e jetës, si kallëz në korrik,
Nga goditjet e pamëshirta të thashethemit-kamxhik.

Pas kësaj nate, për mua vec netë të ftohta si metal,
Shkak- vetëm një ëndërr e zemërimit tënd fatal..

Pas kësaj nat’ëndrre- vetëm ditë aq të mërzitura,
Si djerrishta të zhegulluara e të përzhitura…

Po thellë në qënien time kumbonte zëri im:
-Shpagim për të ligjtë!…Për intrigantët,shpagim!….-.
Lotoj për ëndrrën time, të rrëmbyer egërsisht,
Lotoj për zemrën time, të ndrydhur pafajsisht…

Raimonda MOISIU
Jacksonville Florida

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s