Poezi nga Sibora Huda

Poezi nga Sibora Huda

 

Nuse vjeshte

Shpirt vjeshte,
Nuse e krijuar me gjethe,
Ah nuse vjeshte,
E rrallë me këtë veshje …

 

A të kujtohet …

A të kujtohet sadopak
Koha e lënë pas,
E ngjyrat që sot nuk kanë lënë shenja
Nostalgji për kujtimet e vjetra.

Atëhere bota kish ngjyra
Për habi sot ka zi
Në këto kujtime më ke vdekur ti
E mua më le me makthin e pëshpëritmave të fantazmës tënde.

Kam frikë
Ora ecën
Më tremb
O zot sa frikë.

Ti je kudo
Në foto, në korrnizë pikturë fantazma jote
Fryma jote dëgjohet ende
Aroma jote më ngjall kujtimin tënd të vjetër e me ngjyra.

 

Tik-Tak

Shpejto,
Ora nuk pret vonë,
Ecën shpejt, ndaj as ti mos vono
Eja shpejt, ora nuk ta fal vonesën.

Flas për ty,
Pasi koha ecën,
Tik-Tak,
Ajo nuk të pret.

Poezia të merr kohë,
Vargu po ashtu,
Ora është e saktë,
Kujdes,
Tik-Tak.

Kalon koha e shpejt,
Ndaj, kujdes nga nata,
Dielli perëndon pa pritur shumë,
Ndaj them,
Ki kujdes nga fantazma e vjetër e orës !
Tik-tak.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s