Poezi nga Valbona Jolla Hani

Poezi nga Valbona Jolla Hani

 

S’KA JËTË PA TY

Përtej reve në dritën e botës time,
vizatuar buzëqeshjen lidhur me yjet.
Humbas aty,ylber plot ngjyra jeta,
fluturoj si pulbardh mbi re të bardha.

Mos mendo se të kam harruar..
harabel në dritaren tënde jam ulur.
Këndoj këngën që zemrat thurën,
gërshetuar ndjenja nuk ka si të shuhet.

Erdhi dhe stina ku gjethet zverdhen,
zhveshur pemët nga ngjyrat e gjelbërta.
Vishem me mall,fluturoj drejt qiellit blu,
përkëdhel yjet mbushur me kaq dashuri.

Duke t’menduar një det dëshirash derdhen,
s’ka mëkat më të bukur kur ëndrrat ruhen.
S’ka diell pa dashuri,s’ka pranëver pa lule,
s’ka jetë pa ty,s’ka dritë në dritën e syve.

 

FJALËT MI MORI ERA

Pran teje fjalët më humbin,
Mi merr era,si gjethe vjeshte.
Një poezi shkruaj pa e kuptuar,
Vargjet rrjedhin në sytë e shkruar.

Sa nisja poezin ty ta recitoja,
Çdo fjali kuturru e ngatërroja.
Një zë më fletë në heshtje,
lexoja vargjet që shkruan zemra.

Çdo fjali mbeti e pa lexuar,
Sa një roman e kisha shkuar.
Fliste syri,zemra rrihte si ora,
Si gjethe vjeshte u zverdha e tëra.

Një lot i ngroht më bie tek dora,
M’çifem menjëherë si dielli pas reve.
Portretit tënd në dorë e mora,
Romanin e shkruar nisa t’ja lexoja.

 

SA PRANË TË NDJEVA SOT

Si zog shtegtar fluturonë mbi oqean,
Larg botës tënde ikur me pishmanë.
Sot për çudi,të ndjeva shumë pranë.
Fërshfërima e erës më dërgoi ca fjalë,

Shpirtin e lash tek Ti,këtu jam me hap,
Sytë më shkëlqyen arë,zemra mori flak.
Një pik loti ra,çeli në të zambak i bardh,
Këngës ja nisa…s’ka si dashuria e parë.

Do shëtis në ëndrra,botës do ti vi vërdallë
Akrepat e orës,le të lëvizin dalë-ngadalë.
Do trokas në dritaren tënde,me rrezen e parë,
Mes yjesh rrëshkitur,ëndrrën ta mbaj gjallë…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s