Poezi nga Xhemal Gora /  Shkëputur nga vëllimi poetik “S’do të doja gjë tjetër “

 

Poezi nga Xhemal Gora
 
 
DERI  KUR
 
Rreziku na mban në përgjim.
Agimet dhe perëndimet
të papritura vjellin.
Ndjenjat fryhen,
brengosen,
vriten. 
Globi,Forma të përçudnuara merr…
Brenda nesh, diçka thyhet…
Shuhet… 
Vdes…
 
Vetm malet akoma s’po lvizin!
 
Njerëzimi?
Le të presë!
 
 
 
ËSHTË KOHA
 
Unë dhe Ti,
npër urrejtje,
bluajmë dhe hekur.
Dhëmbët në mish i ngulim,
ç’do ditë…
 
Në dhmbët tanë,
Lëkurën lënë
Edhe vetë perënditë.
 
 
 
NË HESHTJE
 
Kur dimri i viteve fillon dhe teshtin,
ndjenja në zemër
me freskun e agut pulson.
Atdheu bëhet më i dashur
e puthja 
më e dhimbshur.
Nëpër ndrydhje na mundon diçka
që s’u bë mirë….
Në prqafime sysh,
kometat e kujtimeve,
duke rënë,
shuhen qetësisht.
 
 
 
NËSE
 
Nëse dashuritë 
në udhën e harrimit
shtegtojnë pa kthim,
e bota
asnjë trokitje portave të vetmisë,
trishtimin,
pasqyrave të lotit,
mos e ler të të mundojë.
Zinxhirët që brengosin shpresën,
këputi!
Dashuria nëpër kohë
të shpërthejë me aromat e jetës…
 
 
 
PËR ATA QË VIJNË PAS
 
Perëndimi më thith,
Zhytem,
Në ujërat e prflakura.
Dielli s’më merr me vete,
As patat e egëra që shtegtojnë…
Nata mbi dallgë,
Me të papriturat më gjen.
 
Qiri, që digjem
Për ata që vijnë pas.
 
 
 
VETËM KAQ
 
Ëndërrat na i vranë në fëmijëri.
Njolla hijesh
Lodruan në vend të tyre.
Brënda vetes
Muzgu shtriu krahët
E na pushtoi arsyen.
Shpirti mal dhimbjesh,
Shtrat,
Mbi të cilin nuk duam të vdesim!
Shpresa,
Duke kafshuar telat me gjmba,
E vrau frikën.
Por vetm kaq!
Me shpërfillje na tronditën kujtesën.
 
Me qirinj në duar,
Kërkojmë,
Zgavrave të shpirtit
Pleqërinë e rinuar…
 
Shkëputur nga vëllimi poetik “S’do të doja gjë tjetër “
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s