Daily Archives: October 13, 2017
NJË VIT MË PARË, PËR DITËLINDJEN E DRITËROIT… / Nga: Murat Gecaj

NJË VIT MË PARË, PËR DITËLINDJEN E DRITËROIT… Nga: Murat Gecaj Nga e majta: K.Murtishi, D.Agolli e S.Agolli, M.Gecaj (Tiranë,13 tetor 2016) Një vit më parë, pra pikërisht më datën 13 tetor 2016, Shkrimtari ynë i shquar, Dritëro Agolli … Continue reading
Fjala / Poezi nga Entela Kasa

Poezi nga Entela Kasa Fjala Fjala në syrin e natës zhduket Mëndafsh tis i dhimbjes lindur me dritën Pakur terur në moskund Kur vjeshton mbi ne vetvetja, lëndë e pasosur Ky gur që shndrit në hon të gremisur detit … Continue reading
Poezi nga Fahrije Kllokoqi

Poezi nga Fahrije Kllokoqi *** Për ty shkrova Gjithë fjalët e bukura të dashurisë, të gjitha ç’ka gjuha. Ato që nuk ia kisha thënë askujt, kurrë! Ç’të të them tjetër, mon amour? *** Ora e madhe sikur ka … Continue reading
Duke njohur dhe gjetur veten / Shkëputur nga libri “Gjallë pas mbytjes së anijes” i autorit Maksim Rakipaj
Duke njohur dhe gjetur veten
Shtator-tetor ’79. Kam mbi tre muaj që jam në Spaç. Vazhdoj me shumë mundim punën e rëndë të minatorit. Puna rëndohet edhe më shumë sepse nga 7-8 atmosferë që duhet të jetë presioni i ajrit që duhet të vijë në martel, nuk arrin kurrë më shumë se 4 atmosferë dhe baromina bën vetëm zhurmë e pluhur dhe nuk hap birat në shkëmb. Mua më qëllon, për çudi, të punoj në fronte ku fortësia e shkëmbit është shumë e lartë. Më duhet të rri 4 orë mes pluhurit të martelit që me zor të arrij të mbyll ciklin e punës. E pres me kënaqësi të madhe përfundimin e turnit, lahem me ujë të ftohtë brenda në galeri, vishem dhe zbres me brigadën për të hyrë në kamp. Kam zënë shumë shokë të rinj këtu, nga e gjithë Shqipëria. Vijnë nga profesione të ndryshme; mësues, si Ron Çobani dhe Visari, shkrimtarë si Halil Laze, piktorë etj. Me bindje politike nga më të ndryshmet: ka eurokomunistë(!), ballistë, zogistë, prorusë, proamerikanë e ku ta di unë. Nga të gjitha shtresat. Ka prej tyre që kanë lindur internimeve, që vazhdojnë traditën familjare në burgjet komuniste, gjyshi-baba-biri… Ka edhe prej nomenklaturës së lartë komuniste, jo aq shumë sa në Ballsh, por ka edhe këtu. Ka edhe si puna ime, që nuk di ku të rreshtohem… im atë e filloi luftën si ballist dhe e mbylli si partizan i plagosur dy herë. Pas lufte, oficer në artileri, më pas në xhenio (mbasi u shpall kulak i jati, gjyshi im, dhe i dënuan një vëlla dhe i pushkatuan tjetrin pa gjyq në burg) Puna si oficer në xhenjo duke punuar me ushtarë të “deklasuar” e mbante gjithnjë nën tension. Frika nga përmendja e biografisë e bënte të punonte më shumë se të tjerët. Ra në sy si organizator i shquar dhe “lart” e kishin me sy të mirë. Njohjet dhe ish partizanllëku luanin shumë rol. Në vitin 1960 e çmobilizuan nga ushtria kur ishim me banim në Sarandë dhe im atë punonte në ndërtimin e hidrocentralit të Bistricës. Ndërhyrja e Rrahman Hankut si zv/ministër ndërtimi e shpëtoi edhe nga rreziku i përjashtimit nga partia. Ndihmoi edhe njohja me Dashnor Mamaqin e disa të tjerë. Na transferuan në Shkozet. Na strehuan në disa ndërtesa që fillimisht ishin projektuar për depo dhe wc-të i kishim jashtë banesës. Babai u dërgua si drejtor kantjeri për bonifikimin e kënetës rreth Lezhës. “Për një vit Xhafer, pastaj do të të rregullojmë pranë familjes në Durrës” …edhe një vit, edhe një vit… u bënë plot 13 vjet larg familjes. Letrat anonime që vinin në komitetet e partisë, që mbulonin zonën ku punonte im atë, nuk ndalonin asnjëherë… “Si është e mundur që i biri i kulakut dhe vëllai i një të dënuari politik me 17 vjet burg dhe me vëlla të pushkatuar të drejtojë një ndërmarrje?” “A e di Partia që…?”
Gjithsesi, në vitin 1976 tim atë e përjashtuan nga partia me motivacion: “Ka zbutur luftën e klasave, ka ndihmuar në vazhdimësi elementë me biografi të keqe. Për këtë gjë ka ndikuar edhe prejardhja familjare e Xhafer Rakipajt.” Plagët e marra në luftë dhe puna vetmohuese nuk u llogaritën. Biografia ishte e para, që nganjëherë partia bënte sikur nuk e dinte…
Partia e dinte, por raste si i tim eti nuk ishin të paktë në Shqipërine e atyre viteve. “Dy milion popull jemi, dalim të gjithë kushërinj me njëri tjetrin…” i kish thënë babait një shok i veti, që kish marrë urdhër të gjente 4 inxhinierë ndërtimi për një byro speciale në Tiranë. Duhej të ishin inxhinierë të aftë dhe me eksperiencë, por, (mbi të gjitha) me biografi të kulluar… “Nuk gjeta asnjë për be, nuk e di si të raportoj atje lart, hall i madh…”
Unë në Spaç e kisha më të lehtë, nuk i zgjidhja njerëzit sipas bindjeve politike, por sipas karakterit. I dëgjoja me durim spjegimet që më bënin dhe mësoja prej tyre. Duke dëgjuar histori të njerëzve që patën jetuar kohën e luftës, mësova të gjykoj ndryshe nga sa kisha mësuar në shkollë. Duke biseduar me Ahmet Kolgjinin, Murat Kalaverin etj., fillova ta shoh me sy tjetër periudhën e monarkisë, arsyet e lindjes së monarkisë ne atë kohë, personalitetin kompleks të Mbretit Ahmet Zog I. Jo më me urrejtjen që na kishin ushqyer në shkollë. As me adhurim, por me respektin që duhet të kemi për krijuesin e shtetit modern shqiptar, që u mundua të manovronte në kohë të turbullta, pa aleatë, vetëm me armiq, me bashkëpuntorë që nuk e kishin aspak problem t’u shiteshin të huajve. Por nuk do të zgjatem më tej, sado që ka shumë për të thënë.
…Pata marrë një letër nga familja. Shkova e mora kur tellalli i kampit thirri emrin tim. E lexova i mallëngjyer letrën, kur, sapo e futa në xhep, më afrohet dikush që nuk e njihja. Rreth të dyzetave, palltos ngjyrë kafe të burgut i kishte lidhur në brez një fije litari të bardhë dhe kjo e përgjasonte me një murg franceskan…
– Më falni për shqetsimin, zotni, por nuk mundem me ndejt pa ju pvetë… Nigjova që murët nji letër me mbiemrin Ragipaj… A e keni gjà Xhafer Ragipajn?
– Po – i thashë – Xhafer Rakipaj është im atë…
– Mos! Ça e paska gjetë të shkretin Xhafer… me djalë në burg.
– Xhaferi është në shtëpi – i thashë – unë jam në burg, jo ai…
– Nuk di pse keni ra ju në burg, zotni, nuk më interreson me e ditë dhe nuk ju njof. Por më lejoni të prezantohem… unë jam me mbiemër Hardhia. Gjithë burrat e fisit tonë, o jan pushkatue, o jan ndër burgje dhe familjet punojn për pesmdhet lek dita në koprativë… Në pun shteti nuk na pranojshin, veç kur erdh Xhaferri në bonifikim. Aj vu dorë dhe na mori në punë. Pati edhe boll sherre prej nalt, por ka qindrue, na ka mbrojt… ma bajn punën, prandaj i mbaj… Iku Xhaferri prej bonifikimit të Lezhës, u fik dielli për ne… M’i ço shumë, shumë të fala zotit Xhaferr… prej fisit të Hardhive i thuj, aj na mban mend.
U ndjeva mirë, u ndjeva shumë mirë. U ndjeva më ngrohtë, më “i pranuar” në Spaç. Por e ndjeva më fort dashurinë e lezhjanëve për tim atë mbas lirimit tim. Na kanë erdhur për urim në shtëpi më shumë njerëz nga Lezha se sa nga Durrësi, pa mohuar këtu ngrohtësinë që na ofroi Shkozeti im.
Shkëputur nga libri “Gjallë pas mbytjes së anijes” i autorit Maksim Rakipaj
PËR FAJ TË NDOC GJETJES / Poezi nga Ndue Lazri
Poezi nga Ndue Lazri
PËR FAJ TË NDOC GJETJES
Dikur Ndoc Gjetja shkroi në një poezi
e bëri të dridhen fusha edhe male:
-Ajo më e bukura, më njerëzorja, puthja
pse duhet të mbetet ilegale?
Tek e lexonim u pamë sy ndër sy,
në bulevardin me njerëz e me dritë,
pa menduar gjatë u puthëm të dy,
ashtu ëmbëlsisht, pa ndrojte e pa frikë.
Dikush nga turma na quajti rrugaçë,
por ne enkas u puthëm përsëri,
ti ndërmjet puthjesh i dërgove një “plaç”
e më pushtove gjithë dashuri.
Eh, Ndoc i dashur, që vështron nga lart,
ka njerëz që ende puthjen e gjuajnë me gurë,
por ne dashurinë e ngremë në art,
e puthjen e bëjmë të sajin flamur.
Poems by Eliza Segiet / Translated by Artur Komoter

Eliza Segiet Eliza Segiet – graduate with a Master’s Degree in Philosophy, completed postgraduate studies in Cultural Knowledge, Philosophy, Arts and Literature at Jagiellonian University, as well as Film and Television Production in Lodz. Torn between poetry and drama. … Continue reading
Reshat Arbana “Artist i Popullit: Panoramë mbi librin e shkëlqyer të Albert Zholit për aktorin e madh të kombit tonë / Nga Kujtim Stana

Reshat Arbana “Artist i Popullit Panoramë mbi librin e shkëlqyer të Albert Zholit për aktorin e madh të kombit tonë Nga Kujtim Stana Këto ditë të ngrohta plot diell tetori, pa u mbushur një muaj nga dalja në dritë … Continue reading
Poezi nga Thomaidha Tanuçi Cullufe

Poezi nga Thomaidha Tanuçi Cullufe *** Nëse jam, jam sepse linda në sytë e tu. Hej! Shpirti im ka njëmijë ngjyra, ai zëri yt i pashterur ka njëmijë jehona për emrin tim; e kraharori një anije që më çon … Continue reading
MANILA BULLETIN / By Fred M. Lobo

MANILA BULLETIN By Fred M. Lobo World leaders have moved to intensify efforts at checking terrorism worldwide in the wake of the recent Las Vegas attack and similar incidents. No to terrorism, violence, and senseless killings, they agreed. *** World … Continue reading
Poems by Bam Dev Sharma

Poems by Bam Dev Sharma I GUESS I guess Our hearts are Like meadows Where luscious grass Of hopes and despair Bloom cajoling with balmy wind. When the meadow turns dry, It waits for joyful spring And looks at … Continue reading
ALI AI TUOI PENSIERI / Poesie di Maria Miraglia

Poesie di Maria Miraglia ALI AI TUOI PENSIERI Costruisci mio caro una fortezza medievale con spesse mura intorno e ponti elevatoi per restare in solitudine con le tue credenze le tue passioni tutte le tue acquisite convinzioni … Continue reading
RIVER – Ezhil Vendhan / Rivew by Ade Caparas

Ezhil Vendhan I have just read on my timeline this poem by Ezhil Vendhan… gads, it seems POET Ezhil Vendhan, has jumped ahead of me in poetizing about NATURE: Ignorant as I am about matters concerning the face of Human, love for Nature … Continue reading
Poems by Tarana Turan Rahimli (Azerbaijan) / Translated from Azerbaijani into English by Sevil Gulten

Poems by Tarana Turan Rahimli (Azerbaijan) Poets They come toward themselves Till the day they know who they are. They come to life and pass away thousand times Till their death-hour comes. They set webs … Continue reading
Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi ANKTHIT Më mposht, trishtimit zhgënjehem me lartësit dhe dendësitë e kaltërsive kur ι mbulojnë, retë!… Na zbërthejnë dhe gjejmë qiejve shpresat?… Si masë e gaztë lartësohen çasteve!… Ilektrizuar dhe atmosfera shpërbëhet me avujvt, nuk … Continue reading
Poems by Tiffany Marie Slay

Poems by Tiffany Marie Slay Changling If I could change, I would. Not for you, because of you If I could change, I would. I would feel less, I would hurt less, I would cry less, … Continue reading
Poezi nga Nikolla Spathari

Poezi nga Nikolla Spathari VDEKJA E POETIT Vite e vite E masakruan poetin Me intriga, Thashetheme E igësi, Ditën e fundit uli kokën nën hijen e një molle Dhe vdiq në qetësi… Zgjodhi kopshtin Për të vdekur, Që ta … Continue reading
The Accused – Teuta Keli / Translated from albanian to english: Alma Kapo

Short Storie by Teuta Keli The Accused The dusk paved its way to darkness. The face laid down on the lap of sadness eternally. There is still hope in the silent hell, a gray human hope. … Continue reading
Noliada / Ese nga Namik Selmani

Noliada Ese nga Namik Selmani Ndoshta ka patur plotësisht të drejtë i madhi Noli kur ka thënë autobiogafinë e tij se lindja e tij më 6 janar e kishte shenjtëruar jetën e veprën e tij të kaluar e të … Continue reading
Poetja Raimonda MOISIU vlerësohet me ÇMIMIN E MERITËS e dyta në listë, në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë “Terre Lontana” 2017, në Itali, poetët e seksionit B

Poetja Raimonda MOISIU vlerësohet me ÇMIMIN E MERITËS e dyta në listë, në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë “Terre Lontana” 2017, në Itali, poetët e seksionit B ATTESTATO DI MERITO ASSOCIAZIONE “ANTONIO DIODATI – LA PERLA DEL SUD” Corso Margherita … Continue reading
YOU ARE LEAVING / Poem by Ibrahim Honjo

Poem by Ibrahim Honjo YOU ARE LEAVING I offer you my arms You are surprised I give you two eyes You become fascinated We waltz Through the stale air of verses You float blindly We stop behind endless greenery … Continue reading
Ngjyej gishtin në hënë ( Ese mbi vëllimin “Mjellma ëndrrash të purpurta” të autores Eliverta Kanina ) / Nga: Zhuljeta Grabocka Çina

Ngjyej gishtin në hënë Ese mbi vëllimin “Mjellma ëndrrash të purpurta” të autores Eliverta Kanina Nga: Zhuljeta Grabocka Çina Lirizmi edhe erotizimi Poezia intime shqiptare në rrugën e saj ende të re është prirur e … Continue reading
FRYMËZIM PËR JETËN… – Jorgo KARAJANI / Shqipëroi: Petro ÇERKEZI

Poezi nga Jorgo KARAJANI FRYMËZIM PËR JETËN… E gjeta nga filloi frymëzimi … Nga retë rozë! Retë që ngjyrosin ëndrrën dhe japin një dimension tjetër në vështrimin e botës. Eshtë e vërtetë diku është piknisja… Por jemi ne ata … Continue reading