Fjala / Poezi nga Entela Kasa

Poezi nga Entela Kasa

 

Fjala

Fjala në syrin e natës zhduket
Mëndafsh tis i dhimbjes lindur me dritën
Pakur terur në moskund
Kur vjeshton mbi ne vetvetja,
lëndë e pasosur
Ky gur që shndrit në hon të gremisur
detit të dhimbjes dhe kripës
Merr formë mermeri
Statujë i bëhet ëndrrës që u mbyll në kullën
Ku gjyshi shtronte lëkurët e deleve të bardha
Të ngroheshin miqtë
Atje ende hiri i drurëve të djegur
mbështjell flatra zogjsh të ikur
E jashtë në malin me pyje të zhveshur
vjen kënga e kahershme
Mbështjellë në kuti argjendi
Botësh të fshehta
Ku heshtja rëndon sa ari
Sot shkunden pemë të pjekura
E bien
Në pragun tënd….

Korçë, 14 Korrik 2013

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s