FRYMËZIM PËR JETËN… – Jorgo KARAJANI / Shqipëroi: Petro ÇERKEZI

Poezi nga Jorgo KARAJANI

 

FRYMËZIM PËR JETËN…

E gjeta nga filloi frymëzimi …
Nga retë rozë!
Retë që ngjyrosin ëndrrën
dhe japin një dimension tjetër në vështrimin e botës.
Eshtë e vërtetë diku është piknisja…
Por jemi ne ata që bëhemi aktorë dhe spektatorë,
udhëtarë në barkën e jetës,
për të kënduar në të njëjtën kohë, refrenin tonë,
duke qeshur e qarë,
me të gjitha trazimet emocionale,
thua se shpirti ynë ndryshon pamje çdo moment,
si vala e detit.
Dhe zemra nuk pret asnjë qetësim.
Kështu mësoi të jetojë,
kështu mësoi dhe të rezistojë,
për t’iu shmangur rrebesheve dhe stuhive,
për të shmangur situatat e vështira
dhe gjer në momentin vendimtar,
të gjejë përmes limfës së fundit që i ka mbetur
përsëri dritën,
duke u ngjitur lartë,
për të restauruar qiellin e saj përsëri
dhe për të ushqyer fuqinë dhe për ata që e pëlqejnë,
për të kapërcyer të gjitha stuhitë
dhe t’i afrohen pranë,
për të ridhëne kuptim të ri jetës,
duke kapërcyer edhe dimrat më të paskrupullt
dhe mos qëndrojnë në të njëjtën vepër spektatotë.

 

Shqipëroi: Petro ÇERKEZI

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s