Ngjyej gishtin në hënë ( Ese mbi vëllimin “Mjellma ëndrrash të purpurta” të autores Eliverta Kanina ) / Nga: Zhuljeta Grabocka Çina

Ngjyej gishtin në hënë
 
Ese mbi vëllimin “Mjellma ëndrrash të purpurta” të autores Eliverta Kanina
 
 
Nga: Zhuljeta Grabocka Çina
 
Lirizmi edhe erotizimi
 
Poezia intime shqiptare në rrugën e saj ende të re është prirur e ndriçuar nga përndritje hyjnore shpirtërore. Ndjesia platonike naimjane jetësoi dashurinë si një postulat i thelbit njerëzor në portretin e një vashe të pikuar në bukuri. Dritarja prej të cilës e kundroi herionën e tij përjetesisht të re, ishte shtrati i lirikës intime popullore prej së cilës kishin fryrë erërat e vuajtjeve të shpirtit. Naimi solli për herë të parë strukturen ciklike dhe këndvështrimin filozofik në trajtimin e kësaj teme. Nuk ka poet të mos e ketë lëvruar këtë motiv në tejkahun e shkumbëzuar të ujëvarave të shpirtit. Por prurja lasgushiane mbetet bregu Ohrid plot hir e trill vajzëror i paarritshëm. Pa dashur të bëj histori, ajo ç’ka mbetet prej traditës poetike është zëri i këndvështrimit mashkullor mbi vashën, grua e nënë të veshur me dritë dielli e larë në ar në oazin e hënës.
Ka shumë kohë që mijëra vargje e tekste “underwrite” nga zëri poetik femëror. Vëllimet e tyre poetike nuk janë të pakta. Poeteshat priren të realizojnë ambicien femërore të lirisë së tyre për t’u shfaqur me botë e femëror. Vëllimet e tyre poetike nuk janë të pakta. Poeteshat priren të realizojnë ambicien femërore të lirisë së tyre për t’u shfaqur me botë e dinjitet.
Unë lëngëzoj e tëra për poezinë e dashurinë/ – thotë poetja e re Eli Kanina në vëllimin poetik “mjelma ëndrrash të purpurta” botuar në vitin 2015, dhe të fton thellësive të notosh nëpër vargje:
/…pa u mbytur e pa më shterur.
Pesha e fjalëve të poetes laton gurin e gdhend në përditshmëri, ditët e punëve dhe netët e ëndrrave! Dhe diku po nënvizoj një prej kredove të saj:
/ Në shpërndarjen me veten të rris e të rris / hapsirave të mia duke të bërë vend për ty, duke shkulur gardhe tabush…/
“Pa kufij”.E ndërgjeshme të ketë në krah dhe shpirtin binjak të saj.
 
 
Mjellma ëndrrash të purpurta
 
Por, a është zhveshur plotësisht uni lirik prej tabuve në këto kohë plot viktimizim femëror!? Po dhe Jo! Trajtimi i lirikës intime, këmbana e shpirtit të një gruaje që lufton, ka kohë që bie. Në kontrast me dhimbjet e vuajtjet sociale në pjalmimi poetik të saj shquhet lumturia e të qënit e dashuruar.
 
 
Objekti i frymësuar dhe ndjesitë
 
Forca për të tejkaluar vetveten si një zë përgjithësues në poezinë e poeteve të reja mbetet ende në hapat e parë. Për të qënë më e besueshme, Eli, shkel mbi egon diabolike dhe ligjëron në vetë të parë e në trajtën pësore:
/shndërrohem në zjarr, përrua që rrjedh….”Kondesimi”
Dyzimi përballë realitetit vrastar përcakton imazhin poetik edhe dilemat e saj:
…kur më del ëndrra/ tremben mos një ditë/ ngecem aty brenda. ”Metamorfozë”
Ëndrra është jo vetëm streha por edhe realizimi i saj lumturor.
/Ëndrrat zgjatin qafën si mjelma të përgjumura / “Për ne”
ose
Ne jemi çdo ditë aty, bashkë/e ti më mban mbi një re/ të bardhë e të butë…”Në qiell të shtatë”
Por pa shmangur problematikën dhe etikën në rrugëtimin shpirtëror:
…/unë xhelozoj për ty/ pa u brejtur, pa u nxehur/
…./njerëzit s’e duan realitetin besojnë më shumë përrallat.
Por vetëm nëpër përralla jemi mësuar të flasim për funde të lumtura. Duket se poetja e kalon tagent problematikën e prehtë që ekziston midis çifteve. Problematika e mprehtë e kohës mungon në këtë vëllim por jo në publikimet e tjera të saj. Ajo çfarë ndihet në të gjithë indin poetik të lirikave të saj është mesazhi universal:
Kjo botë është bërë veç për t’u dashur….për të nxjerrë nga vetja më të mirën.
Erotizmi është një tjetër veçori e përjetimit artistik të cilën lexuesi e ndjen realisht e në mënyrë të drejtpërdrejtë.
/Përflakemi përballë njëri tjetrit…ku rrufetë pëlcasin shkëndija epshi ….
Dhe kështu mishërohet një problematikë erotike pasi i është dashur të ketë kaluar së pari nga krahët e një dashurie platonike “Triller X”
/Të jetosh si në përralla, pa i besuar/megjithatë qënka e pamjaftueshme.”Pasqyrë në avull”
Ne jemi çdo ditë aty, bashkë/e ti më mban mbi një re/ të bardhë e të butë…”Në qiell të shtatë”
Por pa shmangur problematikën dhe etikën në rrugëtimin shpirtëror:
…/unë xhelozoj për ty/ pa u brejtur, pa u nxehur/
…./njerëzit s’e duan realitetin besojnë më shumë përrallat.
Por vetëm nëpër përralla jemi mësuar të flasim për funde të lumtura. Duket se poetja e kalon tagent problematikën e prehtë që ekziston midis çifteve. Problematika e mprehtë e kohës mungon në këtë vëllim por jo në publikimet e tjera të saj. Ajo çfarë ndihet në të gjithë indin poetik të lirikave të saj është mesazhi universal:
Kjo botë është bërë veç për t’u dashur….për të nxjerrë nga vetja më të mirën.
 
 
Eliverta Kanina
 
Erotizmi është një tjetër veçori e përjetimit artistik të cilën lexuesi e ndjen realisht e në mënyrë të drejtpërdrejtë.
 
/Përflakemi përballë njëri tjetrit…ku rrufetë pëlcasin shkëndija epshi ….
Dhe kështu mishërohet një problematikë erotike pasi i është dashur të ketë kaluar së pari nga krahët e një dashurie platonike “Triller X”
/Të jetosh si në përralla, pa i besuar/megjithatë qënka e pamjaftueshme.”Pasqyrë në avull” drejt për drejtë spontan e të vertetë pa deklarata romantike.
/ti zgjedh veten të më bësh dhurratë
Narracioni rrjedh i ngrohtë, I sinqertë si midis dy njerësve të barabartë:
Të kujtohet sa e ujshme isha/e begatë si vjeshta/kur pranë të erdha? “Rrëthenjë për ditëvere”
Ose
… jam katër stinë bashkë, përfundon poetja!
Lutja e saj del prej shpirtit dhe përbën një fabul poetike si një kërkesë vlerësimi, se sa si një kërkesë biologjike.
/Mos u vono i dashur të marrësh trupin tim si një instrument me tinguj dashurie….ma pushto mendjen e shpirtin… marifete e tua prej xhindi se trupit në pritje I shton hiret…pushtues. Në këtë konceptim vëllimit nuk mund t’I kishte shpëtuar dhe vuajtja nga malli, mungesa e privimet e qëllimta.
/Si pikat e vajit në vesh/më përvëlon malli për ty…/ si bar I keq, shkul mendimet e këqija…/dashurisë unë I puth sytë…/ O dashuri e verbër!/ Veç puthje të plumta më jep…që pjellin dhimbje
ose
…dua të heq fjalën mall nga ty…dua diçka të na përfshijë e bëjë bashkë …/ si fëmijë I bindur më tërheq, tekanjoz duke dashur distancat të m’I shkurtojë.
Ose
/Nuk e dija sa I madh ishe tek unë/deri sa t’a ndjeva mungesën…
/Pasi e lidha pritjen bëra dashuri me mungesën tënde
/Mora për qafe një ëndërr dhe fjeta/sikur bashkë. “Mungesë”
Puthja është një tjetër njësi semantike si grishje plotësimi, së bashku me ëndrrat janë konturi ku përvijohet konteksti I imazhit poetik. /I lartë sa qielli më vjen nëpër ëndrra/ gradaçielë virtytesh…I afrohesh Tokës shkund pluhur yjesh.
Ose
/…Duket se kemi lindur/duke shkëmbyer si zogjtë puthje të mjalta…”Në qiellin e shtatë”
 
 
Detaji portretizues
 
Poezitë e vëllimit plotësojnë në kohë një vetërrëfim. Secila poezi ruan unitetin e vet dhe të përgatit për “rrëfenjën”e rradhës siç ndodh në përditshmëri. Ato ruajnë sensin e masës dhe vështrimin klinik të jetës. Autorja është mjeke dhe di mirë s’e nuk eksitojnë barnat e shpirtit, ashtu siç e di mirë terapinë poetike të saj në të gjithë sportivitetin e përshkrimit dinamik që I bën asaj varg pas vargu.
vesha xhinset…
/rripin e shtrëngova fort tek beli…
/nuk i zija besë as vetes, as erës, as vetes në këtë harlisje sythi e gjethi….
bishtalecat i lidha me ylberë…bonbone buzëqeshje gëlltita për mëngjes…më tradhëtoi edhe bëluza e ngushtë tek gjoksi. “Hutim”.
Ajo jo vetëm është e kujdesshme në zgjedhjen e detajit përshkrues por edhe në konceptimin përmbajtësor e kulturor në shijen e zgjedhur që të lë pranvënia e tyre si në rastin e Zanës me Monalizën.
Unë ecja rrugës si shtëpi prej xhami/të kisha brenda meje ty/të strukur/të bukur…mos më lerë gjatë…kalimtarët e pakujdesshëm do të më thyejnë.
Ose
Ti nuk më solle Bajlozë e dragoj por Zanën që më provonte këpucën e artë/ dhe më puthje magjike princërisht. Unë dola nga kështjella/ ku lash të varur Monalizën.
Figuracioni “inekzistent” është I pranishëm e rrjedh I pa bujë në mendimin metaforik që shoqërojnë gjendjet emocionale.
Printi I memorjes sime/ nga malli mu çakërdis…/
ose
Zëri yt nuk është buzë të më puthë/nuk është dorë mbi flokë të luajë me baluken.
Portretizimi I heroit lirik është njëherazi objekt e qëllim poetizimi:
Ti je I largët fjalëpak, filozofik, I rëndë, në gjykimin tënd prej të marri/dhe unë më e marrë se ty/vazhdoj të të kem kryefjalën e poezisë.
ose
Unë jam kështjella me luleshtrydhe të pjekura,/e vetëkënaqur në kënaqësinë e paplotë/çel lulëkuqe, pikoj femër.
 
 
”Rrëfim poetik”
 
Natyrshmëria e befasisë së kontrastit paralelizues ndihet në familjarizimin me poezinë e saj:
Si frikë leshi tjetrin biseda/thurrim triko që s’duhet t’i veshim/Për dimra që s’mbrijnë tek ne.
Kur më gudulisi mua flladi / …kishim harruar të duheshin/por jo flladi.
Mbetur si analfabete dashuria ime/kërkon abetaren e ndjesive të gërmëzojë.
Ishin gjithaq sa mund të ndanim në një vëzhgim të shpejtë të saj që sot lexojmë e përjetojnë në poezinë shqipe prej poeteve më të reja të vështruar në poezinë e Eli Anelli Kanina që dëshiron bindshëm:
…universin si dritare t’a hap e të ngjyejë gishtin me hënë….e t’a vë mbi buzë,/ ti e sheh dhe merr puthjet!
 
Tiranë, më 12.10.2017
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s