PËR FAJ TË NDOC GJETJES / Poezi nga Ndue Lazri

Poezi nga Ndue Lazri

 

PËR FAJ TË NDOC GJETJES

Dikur Ndoc Gjetja shkroi në një poezi
e bëri të dridhen fusha edhe male:
-Ajo më e bukura, më njerëzorja, puthja
pse duhet të mbetet ilegale?

Tek e lexonim u pamë sy ndër sy,
në bulevardin me njerëz e me dritë,
pa menduar gjatë u puthëm të dy,
ashtu ëmbëlsisht, pa ndrojte e pa frikë.

Dikush nga turma na quajti rrugaçë,
por ne enkas u puthëm përsëri,
ti ndërmjet puthjesh i dërgove një “plaç”
e më pushtove gjithë dashuri.

Eh, Ndoc i dashur, që vështron nga lart,
ka njerëz që ende puthjen e gjuajnë me gurë,
por ne dashurinë e ngremë në art,
e puthjen e bëjmë të sajin flamur.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s