Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

ANKTHIT

Më mposht, trishtimit
zhgënjehem
me lartësit dhe dendësitë 
e kaltërsive
kur ι mbulojnë, retë!…
Na zbërthejnë
dhe gjejmë qiejve
shpresat?…
Si masë e gaztë lartësohen
çasteve!…
Ilektrizuar dhe atmosfera
shpërbëhet
me avujvt, nuk i gjej
vetmitë
i shpërbëjnë…, gjemimet?…
Vetëm
Të pa fjala nuk i gjej
dhe më kthejnë
meditimet dhe trishtimet
na pushtojnë
po nuk i arkivoj, as i ngarkoj
mbi degradimet?…
Thonë!… Se i blen, thonë!…
Se vetë trishtimin
e strehuan dhe u shteroi
agonitë?….
Referimit të tyre i dhunoj
dhe u dhuroj
shpirtin e gjerë jetës!…
Përballur
gjendjet, i balancoj me provokimet
mes gëzimeve
pa mbrojtje nuk dua!…
Nazet e jetës
i përkund, shpirtit?… Gërmoj
Po nuk i mbroj
ikjet?… Përgjigjeve nënshtruar
në taks të vlerës u gjej!…
Evazion.

Dhjk©03-10-2014

 

MOHIMIT

Sa hije bluaje
mendimin!… Mbi finesë
nuk e përball 
dhe pse në mikroskop
qëndroje
tretur vëzhgimesh!…
Si shpirt i mohuar
arritjeve në ngjitje “madhështi!”
kërkoje kulte!….
Mohimesh a dehje
“arritjesh!”…
Nuk provokoj.Nuk provokoj
të dehurit
mundime mes mohimit
le t’u qëndroj
sunduar, “madheshtive”
le të gëzojë
reklamat stisur udhetimeve
të produktit verë!…
Verë e thartuar pija e pijes
verë… të mohuar!…
Mos e provo.

Dhjk©13-10-2016

 

PËRVOJASH

Shtrirë krahëtve të dallgës
përqafonim
bregut!… Qetësisht ndaluam 
hukatjeve!…
Zgjonim vizionet dhe degjenerimeve
nuk mateshim
detit?… Përplasesha
si dallgë
turfulloja bregut, të relaksoja
stuhitë!…
Nuk zinin vend dhe kaltërsitë
joshur
në ledhatimet e zhgënjimeve
të dallgëve
që afronin hymnet!…
Pa kompromis
reagonin dhe unë?… Mendimeve
mbi detin
afroj dhe nuk mendoj
ç’do gjerësi
si ta përflak kur më mundon?….
Pritjet, i lartësoja
si arkitekt skicoj dhe reagoj
pritjeve të ankthit
rënkime dhimbjesh
nuk i ndalnim dhe pse na ndanin
lekundje stuhish
jetës!… Në energji përplasur
si mes shkëmbinjsh
dallgët!… Përmasave po konsumonin
fryrjet!…
Furtunave rrudhnin
gërryerrjet?… Ky erozion rrëfyes
mbuluar
mbi veprimet, nuk i fal gjykimet
e valëve
nuk mund t’i njoh, as më zbërthenin
njohuritë?…
Si mes temave humbur
përvojash
në pretendime dhe pa përfitime
humbjeve
të krenari, gjeja zgjerimet
nuk po i zbonin
as zbusnin egon kur lartësive
ngriheshin
pa konkurim, tregjet e dallgëve!…
Si mbi legjenda
tenderash po konkuonin të ndanin
thellësitë!…
Brigjeve detare linin, brinjët!…
Nuk ja kërkoj.

Dhjk © 10-10-2013

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s