Poezi nga Fahrije Kllokoqi

Poezi nga Fahrije Kllokoqi

 

***

Për ty shkrova
Gjithë fjalët e bukura të dashurisë,
të gjitha ç’ka gjuha.
Ato
që nuk ia kisha thënë askujt,
kurrë!

Ç’të të them tjetër,
mon amour?

 

***

Ora e madhe sikur ka ngecur,
qysh atë ditë që s’të kam pranë.
Nis përshëpëris unë me vete:
shpirt, më prit atje në Tiranë..!

 

***

Më mungon
tani, në ketë moment, në ketë çast
edhe neser do më mungosh,
edhe pasnesër edhe javës tjetër
më mungon përherë, 
më mungon vetja ,
më mungon ti
ne të dy bashkë,
kur më dëgjoje, kur të dëgjoja
kur dëgjonim njëri-tjetrin.
më mungon. aq sa më dhemb!

 

***

* * *
Ka kohë, që dhimbja
më gërryen e gërryen ashtin,
si mola-drurin,
si shpirtin-malli…

Ah, sikur ta mposhtja,
ta copëtoja copa-copa,
me gurët e mallit!

Po si?
Si mund?
Vetëm aroma e shpirtit tënd,
do më dehte sonte,
do më vinte në gjumë
me ëndrra për ty…

Pastaj,
le të çelte mëngjesi
ty do të të fshihja në zemër,
do të mbaja në sy!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s