Poezi nga Nikolla Spathari

Poezi nga Nikolla Spathari

 

VDEKJA E POETIT

Vite e vite
E masakruan poetin
Me intriga,
Thashetheme
E igësi,
Ditën e fundit uli kokën nën hijen e një molle
Dhe vdiq në qetësi…

Zgjodhi kopshtin
Për të vdekur,
Që ta rrethonin zogjtë
Dhe atje të tretej në hapësirë,
Por njerëzit e futën në arkivol dhe e mbyllën me gozhdë,
Medet, nuk paska as vdekje të lirë

 

BIR I DIELLIT

Te pesë kroje, rrethuar me hije,
Është
Një lendinë e gjerë,
Ajo e mban fëmijrinë time në prehër
Si një nënë…

Lisa naimjanë
Dhe pisha, nga ato të rapsodive,
Borëshkundura nga dimri,
Kështu del nga acaret Malësia ime
Kthyer në një planet gjelbërimi

Nën shtrirje qiejsh,
Më rrëzohen
Ujvara të pafund
Kujtimesh,
Dhe unë e ndjej vetën ” Bir i Diellit “
Si mbreti i inkasve në delire pushtimesh.

Po qe reale madhështia,
Te këto male e pyje
Qëndron madhështia
E shpirtit tim,
Këtu ku u nëna ime u bë vesë
Dhe ra mbi këtë gjelbërim.

 

KAPAKU I PIANOS MBETI I HAPUR

– Në kujtim të mikut tim Esat Bicurri –

Mbi partitura 
Shkelën udbashët.
Ndoshta ishte një këngë për lirinë
Dhe ju të paudhë,
Me gozhdë, tejpërtej, po e shponi,
Kapaku i pianos mbeti i hapur
Dhe ashtu u harrua te salloni.

E morën këngëtarin,
Muzgu i Gjakovës
I ra pas sokakëve të çarshisë,
Kënga “Çu dëshrush me t’pa ty “
Vuri kujën te Hani i Haraçisë.

Xhamia e Hodumit,
Deri në thyerje e përkuli minaren,
Në vend të ezanit
Deshi të shpërndajë nga Pashtriku
Këngën e Esatit.
Hëna nuk e gjeti dot rrugën e qiellit
Që të dilte mbi Sukë të Çabratit.

Por do të vinte liria
Dhe do të kthehej dhe ai
Një ditë dimri me borë,
E para tij
Do të përkulej, me dhimbje e gjithë Gjakova.
Unë, tek varri, nuk i vura kurorë,
I vura këngën: “Një kllef me ar ta çova“.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s