Poezi nga Thomaidha Tanuçi Cullufe

Poezi nga Thomaidha Tanuçi Cullufe

 

***

Nëse jam,
jam sepse linda në sytë e tu.

Hej!
Shpirti im ka njëmijë ngjyra, 
ai zëri yt i pashterur ka njëmijë
jehona për emrin tim;

e kraharori një anije
që më çon në limanin
e ëndrrës.

Endem…
rreth e rrotull me flatrat
duke i rrahur bujshëm;

zbresim në tokë të dy,
në tokën që gufon
poshtë këmbëve
si dashuria.

Lumi i syve të tu
ishte mbuluar me gjethe e lule
sa ka universi im.

Unë në njëmijë ngjyra
bëhem vetë
dhe plot me dritë
më mbushen ditët;

me shtatë brinjët e tua
që më futin brenda

dhe prehem si e bardha
dritë.

 

Ndjesi

Ndonjëherë kam ndjesinë sikur ti vjen
me oshëtimat e detit në guacka
dhe lehtë më lëshon mbi veshë
tingujt e shpirtit.

Asnjëherë nuk ia gjeta fjalën ndjesisë
që me jep aroma e barit dhe e tokës
ti më thua: “Është ndjesia ime!”,
pastaj më drejton nga qielli
mbushur me luleqershi;
kur kokrra të bëhen të jemi bashkë
duke i ngrënë me symbyllur.

Gjithmonë vështrimet e tua ngjajnë me kundrimin e hënës,
dhe ti me dashje ndërpret reflektimin e saj mbi mua
duke më mbështjellë me krahë;
nga palodhja kërkojmë shtratin e pyllit,
që nuk e gjen dot ndjesinë që i japin aromat e trupave tanë.
të heshtur mos prishim palëvishmërinë e ajrit që ka ngrirë.

Ndonjëherë të gjitha ndjesitë më sjellin ty,
kështu i jetoj në një çast
të gjitha ditënatatat tona të përjetshme.

 

***

Dhe tha…
Ti je e vërtetë në dhembje,
e vërtetë në buzëqeshje,
e vërtetë kur botës i fshihesh.

Një këngë dashurie për çdo ëndërr,
melodinë e hidhje brigjeve të urave në Senë
derisa aty hijet tona lageshin.

Ti je e vërtet si puthja që kërkon thatësira;
e pse te mos ta lindim ne një puthje të re e dashur,
ta lindim ne e të thirret me emrin tonë?!

E panjohur e vërteta jote nga fjalët,
ti je Vajza e Vogël që harron,
e nis nga e para me të njëjtin hap
drej të vërtetës që humb e dhemb.

Po ti më dhemb, më dhemb, moj,
sa shiu i dëbortë më lag deri në kockë,
dhe po pres të të shoh të mos ecësh mbi ëndrra;

jam unë rruga jote shtruar me kalldrëm,
ec mbi mua dhe me mua e dashur;
po të pres poshtë urës.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s