DO DËSHIROJA / Poezi nga RABINDRANATH TAGORE 

Poezi nga RABINDRANATH TAGORE 

 

 DO DËSHIROJA

Do dëshiroja që t’i thosha ty
Më t’ëmblat fjalë, moj, që mund të thuhen;
Po nuk guxoj, kam frik mos më tall.
Prandaj më mirë tallem me vetveten
Dhe e mbyt të fshehtën time në shpoti
Un’ e përbuz dhe vetë vojtjen time
Nga frika se mos ma përbuzësh ti.

Do dëshiroja të t’i thosha ty
Më të vërtetat fjalë moj që thuhen;
Po nuk guxoj; kam frikë se s’beson,
Prandaj i vesh me rrobën e gënjeshtrës
Dhe flasë të kundërtën nga sa mendoj.
Unë vetë e quaj si të kotë vojtjen
Nga frika mos ma quash ti të kotë.

Do dëshiroja të t’i shprehja ty
Gjith’ fjalët më çmueshme që shprehen;
Po nuk guxoj, kam frikë se s’i çmon,
Prandaj të flasë me kaqë rreptësi
Dhe mburrem për fuqin time t’egër
Të bëj të vuash ti sepse kam frikë
Që s’e ke ditur kurrë ç’është dhëmbja.

Do desha të rri heshtur pran teje;
Po nuk guxoj nga frika se mos zëmra
Më del nga vëndi e më vjen në buzë,
Prandaj prallos e llomotit më kot
Edhe e fsheh pas fjalëve zëmrën time.
Un’ vetë s’e përfill më dhëmbjen time
Nga frika se mos ti nuk ma përfill.

Do desha që të shkoja largë prej teje;
Po nuk guxoj ta bëj sepse kam frikë
Mos marrësh vesh paburrërinë time,
Ndaj kokën e mbaj lart me krenari
Dhe dal përpara teje i çkujdesur;
Po heshtat, që lëshojnë syt’ e tu,
Ma mbajnë plagën hapur përngaherë

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s