Poezi nga Daniela Xhani Kreka

Poezi nga Daniela Xhani Kreka
 
 
Kështu Sarah…
 
Ti do të rritesh Sarah,
në këtë botë madhe sa buzëqeshja jote,
dhe jeta do të të shfaqet me imazhe të ndryshme,
siç do përpiqen të ta thonë,
dhe siç do ta kuptosh më vonë,
e egër…
e pameshirshme.
 
Por ti, mos e beso Sarah!
Mos e beso!
 
Ajo ngjan me lojën tënde, kur bashkë i vendos,
në të njejtën qarkore të gjelbër,
luanin,zebrën, tigrin, gazelën…
dhe përpara u vë për të ngrënë,
copa nga biskotat e tua.
 
Jeta je ti Sarah!
Ashtu siç e mendon.
Pavarësisht se gjithkush do kërkojë të marrë,
ndryshe nga ç’ti i ofron,
dhe ndoshta do zhgënjehesh,
do mërzitesh…
Do të të duket vetja e humbur.
 
Mos e beso Sarah!
Mos e beso…!
 
Humbjet janë gjithmonë një fillim i ri,
dhe fitoret nuk arrihen, veçse me kupa të mbushura me miresinë e botës tënde.
Botës tënde të pastër si ndritja e artë e syve të tu.
 
Vazhdo gjithsesi…me dashuri!
Dhe mos lejo që rritja të ndryshojë,
lojën tënde të bukur,
në qarkoren tënde të gjelbër.
 
Sepse jeta Sarah..
Jeta është e bukur!
 
 
 
Shtëpisë së largët
 
Në pragun tënd, patjetër, ka ardhur vjeshta,
kanë rënë gjethet prej mungesës,
dhe degët e zhveshura të hardhisë,
si harta rrugësh
që të shpien në qiell.
 
Vjeshta në oborrin tënd
jo thjesht kalon…
Ulet e dremit,
dhe në ëndrra i fanitet, një burrë me këpucë, lëkure kafe, me sholla të konsumuara…
Prej ecjes së gjatë, në rrugë të drejta,
në rrugët e Zotit.
 
Endet rreth e qark teje
dhe pret stinët krahëhapur.
 
Një burrë me trup prej dheu,
me shpirt prej qielli.
 
Ti nuk je, thjesht, shtëpia e mungesës,
ku vjeshta ulet dhe dremit.
Ti je atdheu i mbetur… i tkurrurr në mallin tim.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s