Poezi nga Elida Rusta

Poezi nga Elida Rusta

 

Të lexova…

Janë t’bukura fjalët që shkruen,
ndryshe, kisha heshtë.
Ajo copëz poezie 
ka kenë ajo që kam dashtë me t’thanë.

T’i due rreshtat
se nuk janë tuejt,
s’i ban për vedi.

Ku i gjen
si mundet mendja jote
me rrok tan trupin tem,
me ba frymën t’gjallë…

Shkruej zemër!
Kam me t’lexu
edhe n’mos mundsha me t’shkru.

Shkruej
Po shkoj me t’pa andërr,
veç ashtu mundem me kenë me ty,
me zgju trupin pa dhimbje…

 

***

E hanë ishte edhe atë natë,
kur erdhe si pranverë e çdo stine,
prej nji honi harrese.
Në buzë fishlloje
melodinë e bukur t’dashnisë.

Prej të hanes në të hane
sa vjet janë?
Thua kanë ndryshue kalendarët?
Çka duhet me ba me fitue lirinë,
e shpirti yt i dalun dore,
mos me lëndue témin?

A e din se bota asht botë
sall kur i beson vetes,
se çka lyp tan jetën e ke afër?
Se malli…si malli
u ktheka në hi?

Të hanen tonë e shtrëngoj me shpirt
ajo vdes kadalë
si heshtja jote…

E kishim nji frymë bashkë.
Kush m’rrit mue tash?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s