Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti
 
 
Unë nuk e dija…
 
Unë nuk e dija,
që ndjenja për ty 
ishte më shumë se një dashuri
gati e pavdekshme…
Unë nuk e dija,
që dielli lindte përmes atyre sysh
e derdhej vështrimeve të kaltra
në më të thellin shpirt.
Unë nuk e dija,
që fjalët mbeteshin pa zë
e ngrinin
pragut të ngurtë të zhgënjimit.
Nuk e dija
që malli grisej dritareve nga shiu
dhe Unë
tretesha në heshtje harrimit.
 
@ julja
 
 
 
***
 
Tashmë heshtja mbizotëron
rrugët
e patrokitura nga hapat e largët të pritjes,
shtrirë
dhimbjes sime përtej…
 
…dhe malli
varur telave të lodhur
dritares së pagjumë,
sytë e tu pret…!
 
Julja
 
 
E di…
 
që asgjë s’ na përket..
asgjë s’ është e jona,
e di…
që jemi një grumbull i mbetur
nga shkrirja e të fundit meteor,
gjak që rrjedh limfës jetë
eshtër që ngre kolonat trup
një zemër që rreh eliksirin shpirt
mendje që përtyp heshtas çdo dhimbje
e hapa që rendin jetës udhëkryq.
 
@ julja

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s