Poezi nga Mimoza Leskaj

Poezi nga Mimoza Leskaj

 

***

Sonte, u grisën mendimet pa ty
…madje as zhurmë s’u dëgjua
Nuk i pa askush, mbetën vetëm
lakuriqësisë , i’u dorzuan
…heshtur mes vjeshtës

Freskia e mbrëmjes u ndje jetime
U end pa lot , thuajse zhveshur
U drithërua në zërin e një kanarine
Në perëndimin e largët
.. i verdhur.

E nuk i mblodha dot të shkretat
Do doja ti vishja sërish
T’u hidhja një fustan me gjethe vjeshtash
Se bëra dot, nuk ishim të dy
Sonte, mu grisën mendimet , pa ty!

 

Koha e plakur

Çdo ditë e nga një rrudhë koha i shton vetes
Po plaket e lodhur nga lodhja e gjatë
Nuk ja jep dritën një shkreptimë
Dhe vetë shkreptima , ndihet plakë.

Agimet me vesë nuk i ka më të freskta
Freskia pak caste i belbëzon
Koha e vrejtur gricet pa dorashka
Në cdo stinë memece, fjalën kërkon.

A nuk ju thashë se koha po vuan?
Në të dhe yjet kanë frikë e rënkojnë
Koha e plakur me stinët po luan
Njerzit se dinë , njerzit s’kuptojnë!

 

Ajo verë e nxehtë

Ajo verë e nxehtë i la lotët të rridhnin pa mëshirë
Dhe diellit i shpalli luftë
Grisi të gjitha retë, pa frikë
Foli me zë, si të ishte burrë
Arma e saj, preu shumë nxehtë.
I ra mes për mes zemrës, e cau mëdysh
E pa të kullonte gjak, prej dhimbjes
Dallgët nxehur ishin më keq
Digjte dhe uji në një qetsi të shtirur
Ahh, moj verë e fundit
E nxehtë, përvëlim, e klithur!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s