Kalendari poetik: Edward Estlin Cummings (1894-1962) / Përgatiti materialin : Maksim Rakipaj

Edward Estlin Cummings

Kalendari poetik: Edward Estlin Cummings (1894-1962)

U lind më 14 tetor 1894; qe poet, piktor, ilustrues, dramaturg, shkrimtar dhe eseist amerikan. Një kurreshtì jashtë poezisë: në vitin 1917, gjatë luftës së I botërore e arrestuan dhe e burgosën në La Ferté-Macé (Francë) gabimisht për spiunazh(!). Njihet si poet që eksperimentoi me sukses në poezi, por gjithsesi shumica e poezive të tij, si sonete etj., qëndroi brenda traditës. Mjaft poezi të tij kuptohen më mirë duke i parë të shkruara në libër se sa t’i dëgjosh të t’i lexojnë, ndaj këto poezi të tij quhen poem-picture, për shkak të trajtës së tyre. Nga shqipërimet që kam prej tij përzgjodha këtë poezi:

 

FRYN ERË

Fryn kjo erë dhe shiun me vete merr
qiellin fshin, me vete merr çdo gjeth’
veç pemët qëndrojnë. E njoh kaherë
këtë vjeshtë.

(Dhe ja, çka dua t’i them,
mos ke rënë në dashuri, moj erë,
a ndonjë petal ka mbetur në zemër
dhe të lëndon, prej së mekurës verë?
Mizorisht valle morti fillon si e marrë,
në trutë e ajrit vërtit të fundmen gjethe)
na lë sikur Ditën e Fundit të kemi parë…

Fryn kjo erë dhe shiun merr me vete,
gjethe dhe qiell fshin, veç pemët mbeten;
pemët qëndrojnë. Veç pemët ke lënë,
që beftas shtangen e presin nën hënë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s