Poezi nga Stavro Nikolla Risto

Poezi nga Stavro Nikolla Risto

 

Sa bukur bëlbzon mbramja!

Mbuluar livadhi me xixëllima yjesh
Vallxon vetvehten në prehër të qetsisë!
Dhe hëna hyjnore ndriçuar prej diejsh
Mirnjohëse ul kokën përballë Perëndisë!…

Të brishtat mimoza dhe pisha majmprehtë
Seç flasin mes tyre nga fusha në breg!
Cicrrima të urta mbajn zgjuar foletë
Ku nën’ dallëndyshet mëkojn f’mijt e vet!

Sa bukur sa hijshëm bëlbzon ambël mbramja
Dhe tym’ i oxhaqeve – ja kapërcen retë!
Barinjt’ në stane i molën delet të tana
Dhe djali me vashën, nën rrap bëjn kuvend!…

 

BUKA JONË E FATIT!

Buka jonë e fatit në dasmë,i iku nga dora vogëlushit topolak,
U rrokullis nëpër rrugicë
E ra – pëlltumm,në lumë!

Të gjithë brritën – Ah!!
Dhe thurrën për jetën tonë parashikime të palumtura me shumicë!.
Por ne të dy zëmra ime ecëm jetës sonë
Ashtu siç ecnim lojrave shtëpiash të fëmijërisë!
Ti gruaja,unë burri,
Veçse kukullat prej lecke – të atëhershmit tanët fëmijë,
Tani i kemi të vërtetë,
Të bukur,siç qemë dikur vetë,
Një bekim kaq i madh ata për ne Rinka ime prej Perëndisë,
Që na ka dashur e na do kaq shumë
Duke na dhuruar tani edhe Danielin nipin tonë të shtrenjtë
Që duket se ka mjaft edhe nga i yni brumë!!

 

SHIKONI NJË FLUTUR ME KRAHË TË ARTË!

Shikoni!
Shikoni more një flutur me krahë të artë!!
Po bredh shejtanja duke vallxuar nëpër kopshtin e dashurisë!
Ka braktisur e bukura që në mëngjes mëm e atë
Dhe kërkon t’i prish mëndjen djalërisë!

Ik moj ti tutje udhës! – i thotë një plakë.
Shko mil lopën se po të çmëndet!…
Të kan ikur mënd e kokës
Nuk shikon se krisjes tënde
Edhe gurët e kalldrëmit moj – po i trëmben!

Ohu ju,ç’më çani kokën! – gjegjet çupa
Atë punë përhera keni,
Që ne fluturave të bukura,
Gazit ton’ të na pengoni,
Mos vallë për budallaçka moj na merrni?!…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s