Si fantazmë urrejtjet… / Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia

 

Si fantazmë urrejtjet…

Ndonjëherë,
si iluzion shfaqet 
ngjason me ëndrrat më të frikshme në gjumë,
kur zebra shkrehur fle.

Nuk di ku të kam parë
nuk dija as se nga vije
vetëm se poshtë rrathëve të syve
fshiheshin tëmtha të skuqur,
që rridhnin gjakun e sëmurë
nga më të thellat re shpirti
nxirë kupës më të lartë të qiellit.

Më ngjason me një bishë,
që kurrë nuk di ç’ është preja e radhës,
por veç të ngulë dhëmbë të mprehtë
të klithmojë ekstazës dhimbje
e britmash të lemeresura
të shkundësh erën e tokës
triumfator
mbi pafajësinë rënkim të kohës.

Ndoshta urren dhe veten
ose diellin pse zgjon mëngjeset
të bardhën mbi të zezën gjithësesi
e si në muzgjet e plagosura
pret kthinave të errëta
të mbjellësh kobin tënd
dritës së nemitur të një hëne
që fsheh poshtë krahëve të zbehtë
një qenie të zhveshur amorfe
rendur zbrazërtisë
akullnajës shpirt
pas erës së hienave.

Në ditë me shi
bëhesh dallgë lumi e përfshin gjithçka,
Në ditët me diell
vjedh zjarrin më të nxehtë e tokën përvëlon
Në netët pa yje
nis vallen e çmendur të tërbimit,
dhe të nesërmes ditë të re,
një i frikësuar nga drita e jetës
një i strukur këndeve të harresës
një qenie shpëtuar humanizmit
mëshirës njerëzore,
që të ruan si relike
kafazit të mbyllur, paskohës.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s