ANTE ZEMLJAR* ( Poet kroat, i burgosur politik në vitin 1949) – Poezi nga Erri de LUCA (1950) / Shqipëroi Maksim Rakipaj

Erri de Luca

Erri de Luca (1950) gazetar, shkrimtar dhe poet bashkëkohës italian i kushtoi këtë poezi poetit kroat kur qe ende gjallë.
Ante Zemljar*(1922-2004) – poet kroat, i burgosur politik në vitin 1949, kaloi afërsisht 5 vite në burgun e tmerrshëm të Goli Otokut
Goli Otok** – është një ishull në Dalmaci i përdorur si burg politik prej komunistit “të butë” J.B.Tito. Në Goli Otok kanë kaluar mbi 50 000 mijë të burgosur politikë.

 

ANTE ZEMLJAR*

Disa yje, prej kohësh janë shuar
e megjithatë, i shohim njësoj,
edhe pa trup dritë e tyre udhëton.

Ashtu si vazhdon dhimbja
në këmbën e prerë,
ashtu si zgjimet e Ante Zemljar-it
pesë vjet i burgosur në Ishullin e Xhveshur,
Goli Otok**, burgu i gurtë i shokut Tito.

Prej pesëdhjetë vjetësh Ante
në atë ishull nuk banon më,
por çdo mëngjez aty zgjohet, si më parë.
Disa yje prej kohësh janë shuar.
Por njësoj qelben prej çimkave dhe torturave.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s