Kalendari poetik: Günter Grass (1927-2015) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Günter Grass

 

Kalendari poetik:
Gynter Gras(1927-2015), shkrimtar, poet, eseist, dramaturg, skulptor dhe piktor gjerman, fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1999. U lind më 16 shtator 1927 në Danzig, qytet që iu fal Polonisë pas luftës II botërore dhe sot quhet Gdansk në polonisht. Qe i mitur kur vullnetarisht u bashkua me trupat e motorrizuara Waffen-SS, u plagos në luftë, u kap rob nga amerikanët dhe u burgos. Pas lufte bëri punë nga më të ndryshmet, muzikant në një grup xhazi, minator, etj. Aktiv në politikë me partinë e majtë SPD, kur ra muri i Berlinit qe kundër bashkimit të dy Gjermanive(!). Në motivacionin e dhënies së çmimit Nobel libri i tij “Daullja prej teneqeje” çmohet si kryevepra e shkrimtarit, ku ai vështron historinë e sotme duke kujtuar atë çka është harruar: viktimat, të humburit, gënjeshtrat që njerëzit duan t’i harrojnë, por dikur i merrnin për të vërteta. Kam këtë shqipërim në kujtim të nobelistit gjerman:

 

NORMANDIA

Bunkerët në breg të detit
ende nga çimentoja mbërthyer e s’çlirohen dot.
Vjen në të rrallë, një gjeneral me një këmbë në varr
e plagët ja ledhaton.
Por edhe turistë vinë dhe futen
e kush e di ç’bëjnë nja pesë minuta…
Erë, rërë, copa letrash dhe shurrë:
pushtimi vazhdon.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s