Kalendari poetik: Italo Kalvino (1923-1985) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Italo Calvino

 

Kalendari poetik: Italo Kalvino (1923-1985)

Shkrimtari i njohur italian u lind më 15 tetor 1923 në Havana, nga prindër italianë, që pas dy vitesh vendosën të kthehen në Itali. Pas luftës II botërore komunizmi u bë i modës dhe Kalvino u antarësua në partinë komuniste italiane; vizitoi B.Sovjetik, shkroi edhe përshtypje nga ai udhëtim. Por kur trupat sovjetike mbytën në gjak rebelimin antikomunist në Hungari dhe Poloni në vitin 1956, braktisi partinë komuniste për të mos u kthyer më tek ajo. Shkroi romane, përmbledhje me tregime dhe poezi, nga të cilat përzgjodha këtë shqipërim timin:

 

SI DIÇKA TË KALUAR 

Të kujtosh të keqen
edhe kënaqësi mund të jetë
kur e keqja është e përzjerë
s’them me të mirën, por me të ndryshmen,
të larmishmen, që është në lëvizje,
me atë pra, që them
se edhe të mirë mund ta quash
se edhe kënaqësi është
t’i shohësh gjërat së largu
dhe t’i rrëfesh
si diçka që ka kaluar.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s