Kalendari poetik: Mihail Jurjeviç Lermontov / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Mihail Jurjeviç Lermontov

Kalendari poetik: 

Mihail Jurjeviç Lermontov (1814-1841) u lind më 15 tetor 1814; poet, dramaturg dhe piktor, figurë e shquar e romantizmit rus. Kryeveprat e tij “Një Hero i Kohës Sonë” dhe “Demoni” mbeten edhe sot e kësaj dite mjaft të dashura për dashamirësit e letërsisë; zgjodha këtë shqipërim timin nga Poeti i shquar rus:

 

RE TË ZEZA (ТУЧИ)

Re të zeza, që rendni gjithnjë me nxitim!
Mbi stepën e kaltër, gjerdan perlash varg,
Nxitoni, dëbuar si unë në mërgim,
Nga veri i dashur drejt jugut, atje larg.

Mos është fat i mbrapshtë që ju ndjek gjithmon’?
Një inat i hapur? Një cmirë e fshehtë?
Apo ndonjë krim në ndërgjegje ju rëndon?
A ndonjë shpifje e ndyrë miqsh të vjetër?

Jo, s’ju mërzitin arat si shkretëtira…
Vuajtjet e të tjerëve s’ju mundojnë;
Jeni të ftohta, përjetësisht të lira,
Atdhe ju s’keni, pra, s’ka kush t’ju dëbojë.

 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s