Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

***

Kam fjalë që më duhet me ja thanë .
vetmisë tande,
në rrugët e kohës që ende s’ka ardhë
kur përbri heshtjes teme ecë.
E di, as ti nuk je i njëjti
ke mësue me pranue se vetmitë shpesh ngjasojnë,
dhe mes reflekseve bardh e zi,
ndjej fjalë të kuqe
që më duhet me ja ngjitë buzëve tueja,
në puthje.

 

***

Ka një Zot që na fal dritën e shpirtit çdo herë
që marrim frymë,
ka një kujtim të rrokun me mu përgjithmonë,
“Ai” poezia e dhimbjes teme….

 

***

Nganjiherë me jetue
kena veç nji ditë,
e krejt kohën
me e kujtue të vetmen ditë të jetës!

 

***

Kam lanë jetën me ikë
nën andrrat e një vegimi.
Ikën trenë,
metro,
avionë 
hijet që ndiqnin hapat e mi.
çdo burrë që desha,
dhe në fund kam shque shpindën tande.
Të lutem, ik, ik edhe TI!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s