Poezi nga Dritan Loni Llogone


Poezi nga Dritan Loni Llogone
 
 
EDHE SOT
 
Më erdhe me agimin edhe sot ,
si mjegull me mbështolle përqark.
Nga ca gjethe kujtimesh rrodhën lot,
mallesh të mbetura diku larg.
 
 
 
CA FJALË
 
Ti përkedhelesh me gjethet e vjeshtës,
ecur mbi kujtimet që vrasin.
Mbi trungjet e zhveshur të heshtjes,
ca fjalë ende ëmbël të flasin.
 
 
 
REFERENCE ME KOHËN
 
Koha, më është furtune me ty ,
sa natyra më duket se ç’ rregulloi edhe stinët .
Re kujtimesh më ndalen ndër sy,
ndoshta për ti rrëfyer kohës , gabimet …!
 
 
 
RIGJENDJE
 
Kur ti mohove qenësinë time,
stinët lotuan heshtje .
derisa në gjethet e përskuqura,
ftohtesis së dimrit ,
shpërtheu një bulëz e klorofiltë jete,
për ti thënë kujteses ;
Koha është aty edhe për mua,
edhe pse heshtjet ngritën mure
më mbushën mosqenësinë me pak të dua,
peshës së dhimbjes , larguan ca gurë.
 
 
 
UDHËTIM PA LIMIT
 
Përsëri udhëtova me ëndrrat mbi trupin tënd,
për ti rrëfyer natës se sa të dua .
Agimit, e di që nuk do të jem në atë vend,
aty , ku ti je pa mua .
 
Disi kështu do bëje çdo natë,
deri sa të vyshkem mbi buzët e tua.
Nuk ka rëndësi në është stinë e thatë,
a sepse bora mbi male u zbardhua!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s