Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Mungesa ime

Prej mungesës sime zgjuar mos rrini
Unë si Marigoja kam lënë një amanet
Të më hedhin dhè të situr mbi varr
Ata që më deshën vërtet mua në jetë.

E nëse mbetësha ndoshta e zbuluar
Nga balta që më hodhët sa isha gjallë
I lani mirë duart tuaja,i lani në krua
Kur të më mbështilleni ashtu vërdallë.

E lot në sy nuk dua t’u shoh aspak
Se shiu në çast do nisë mbi mua të bjerë
Ylberet do më mblidhen kurorë nusërie
E shpirti im do të bëjë dritë mbi mermer.

Me ty që jetës i thashë të dua kaq shumë
Si një kalimtar ti mua , jo mos më kërko!
Sikur gjithë lavditë t’i derdhësh mbi mua
Ato që s’m’i fale sa isha gjallë , tani s’i dua, jo !

 

Sytë e gurtë

Sytë e gurtë trembin mallin,
Plotina ime në diell e shi;
Përcillma heshtjen, të numëroj hapat,
Pranisë sime të mos jesh tepëri.

Mblidhmi stinët në tufë malli,
E shtromi udhëve të lagura-vijë,
Pushtoi ditët që fort të desha
E mëso ! Dy herë s’ka çmenduri !

 

Ndryshe

Unë do të të dua Ty, sa nuk jam shuar
Për Ty do të shkruaj ndoshta më rrall
Pastaj,vetmia në heshtje më ka mësuar 
Ndryshe të të dua,e ndryshe,të ndjej Mall .

 

Unë do të të pres

Unë do të të pres në portën e ëndrrës
Edhe nëse ti nuk vjen unë do të të pres
Do të shkund si pema fjalët e zemrës
Me shpirtin zjarr nuk do të vdes.

Mbështetur aty tek trungu i tharë
Do të më gjesh ndonjë ditë patjetër
Ose pyet po deshe ndonjë kalimtar
Që gjethe e trung i kthyen në letër.

Çdo ditë do të dal buzëdetit Adriatik
Të ngre siparin e t’përshëndes me dorë
T’tund shaminë e bardhë kur vendi më thotë ik
Ç’të bëj cop’ e shpirtit, kur gjysma quhet Vlorë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s