Poezi nga Esther Granek
Strehë
Në linjat e dorës tënde
Që të më pëlqej Unë atje dua të shoh
Se asgjë nuk na ndan
Dhe se kemi të njëjtin fat.
Në linjat e dorës tënde
Unë zbuloj duke kërkuar
Shenjat e mirëbërjes
Për atë që më përshtatet.
Në zgavrën e pëllëmbës tënde
Ku dora ime shtrihet
Gjej strehën time
Të butë dhe të qetë. Ashtu si një balsam.
Përktheu nga frëngjishtja Marjeta Shatro