Arbnorja gjuhë e Parë ! / Poezi nga Abdi Përgjegja

Poezi nga Abdi Përgjegja

 

Arbnorja gjuhë e Parë !

“Zoti,
nuk i dëgjon
ata që i luten n’gjuhë t’huaj”.
Jo rastësisht i dha gjuhën cdo kombi n’kët Botë,
Secili të flasë gjuhën e tij, i lirë e t’mos vuaj,
se Zoti nga “fëtyrëngjyra” njerëzit s’i njeh dot.

Para treqind
e ca vjetëve kur u thanë këto fjalë,
U Shqiptuan nga Shqiptari në Shqiptarisht.
E po kaq vjetë të huajt kurrë nuk janë ndalë,
Gjuhës së amël Shqipe t’i venë ndonjë bisht.

Treqind
tridhjetë e tre vjetë kanë kaluar,
kur Gurabardhësi i Matit foli me zë Hyjnor.
Ne gjuhë të huaj kurrë zoti s’ka me na kuptuar,
Se në listën e gjuhëve,Arbnoren ka gjuhe të parë.

Ne gjithë
gjuhët e Botës lutjet na i mësuan,
në qindra vjetë provuam e ju lutëm Zotit.
Dhe pas kaq shumë vjetesh “asgja” s’kuptuam,
të gjitha lutjet Tona shkonin drejt kotit..!

Asgja
s’ka ndryshuar
mjerisht pas kaq vjetësh,
e tre “B” ve të mëdha ju drejtohem në agoni.
Bashkë me Buzukun,formoni nje “Çetë Profetësh”
të lutemi në Shqip ndoshta Zoti ka me na ndi..!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s