ATDHE I PUSHTUAR ME LIBRA! -ose…trill i trilluar trishtimi / Poezi nga Petrit Ruka

Poezi nga Petrit Ruka

 

ATDHE I PUSHTUAR ME LIBRA!
-ose…trill i trilluar trishtimi-

Në vendin tim të gjithë dimë të shkruajmë,
(madje dhe libra!)
E të lexojnë po harrojmë për fare,
Midis kësaj çudie, vendi im i vogël,
zvogëlohesh e zvogëlohesh
nga E Shkruara e Madhe.

Po zvogëlohen qytetet, Ministria e Kulturës,
(Lidhja e vdekur e Shkrimtarëve,
Që si gjendet as fara…)
Tani popullit shkrimtar shqiptar
shteti duhet t’i bëjë një tender
të shpikim lexues nga e para…

Ç’të bëmë kështu, Shqipëria ime e vogël,
kush e kish menduar këtë gjëmë,
këtë kuje të zezë- logorí?!
Kush mendonte se do të të vinim në gjumë
me drogëra kaq të ëmbla
që i quajmë poezi…

I pari unë,… në 30 e ca vite
me pesë librat e mi ndihmova
në “pushtimin” e ngadaltë poetik.
Sa herë më pllakos paniku,
mos vallë të vodha, Atdhe, një copez
nga trupi shtatanik?

Po tani pesë libra i shkruajnë në një vit
shqipja ime, që dhemb në libra, gazeta,
botime barbare…
Si do t’ia bëjmë tani për teritoret e humbura
nga ushtria e butë e letrës vrastare?!

Si t’ia bëj unë tani,
që dhe në dhomën e gjumit
librat e dhuruar po dynden drejt krevatit,
Ku t’i gjej shtatë jetë t’i lexoj që të gjithë
Të mos plas prej mëkatit?!

Në vendin tim… (Madje dhe libra!)
Po harruan të “këndojmë”
Të “qajmë” harruan fare,
Shtypshkronjat gulçojnë
dhe bibliotekat po mbyllen
çfarë heshtje kanë brenda, si ajo në spitale…

Tiranë, qershor 2014.

One thought on “ATDHE I PUSHTUAR ME LIBRA! -ose…trill i trilluar trishtimi / Poezi nga Petrit Ruka

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s