Poezi nga Ekrem Ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli

 

QYTETI IM

Ty qyteti im -lule në bajrak
Bulevarde tua- të gjëra si sokak
Hej qytet im -me parqe, lulishte
Pallate të larta-rrugët plotë plehërishte
Anë e kënd butiqe -dhe lokale nate
Metropol Afrike-me kulturë mulate
shumë intelektual-qyteti im paska
burra pa kandar-fytyrë me shtatë maska
“atdhetarët” të sprovuar-trupin drejtë si lis
bythë e këmbë në Bombaj-mendjen në Paris
ke shumë shoqata- e dhjetëra parti
gënjeshtrat e gjata-punët lesh e li
sa ulen në karrige-sulen kush ç’të kapi
jeta sociale-është bërë lesh arapi
dasma e gëzime-rend e pa rend
shkrihet pasuria-për dy gishta vend
Hej qyteti im-rrugët me asfalt
Të shndrit fytyra-e zhytur në baltë
Do mjekra të çuditshme-nuk dimë nga vijnë
Vallë e duan djallin-apo Perëndinë.
Hej qytet qyqarësh-vatër taksidarësh
Çerdhe matrapazësh-e bordel kurvarësh
Ke dhe një shtresë-që nuk duket fare
Se s’mund të durojnë-Këtë elitë zuzare.

 

RRUGËTIM YLLI

Një rrugëtim ylli unë kam vonesë
Vijë nga legjendat shpirtin mbush furtunë
Atje ku më syrgjynose n’katakomb-harresë
Ti shpirtbardha zemërakullta Ajkunë

Unë jam kalorës ndaj s’më mposht gurrnia
Ti mbyllma dritaren me forcë e tërsëllimë
Me buzëqeshjen tënde do shëroj plagët e mia
Ti zapto dhe ajrin unë prapë do marr frymë

Do vijë ballëlart përmbi Vraç kalëruar
Lugjeve të Verdha nëpër ato dhiare
Do vijë këtë fillimvjeshte etjen për të shuar
Aromën larg ia ndjej mollës TETOVARE

Nëse pret të vijë në këto ditë shtatori
Mos më prit në ëndërr më prit në çdo kohë
Do vijë me shpejtësi si flakë meteori
Rrugën nuk ma ndal as shtrëngatë as llohë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s