Poezi nga Ertila Zaloshnja

Poezi nga Ertila Zaloshnja

 

***

Aty ku thyhet dita,
më pret.
Çelësin sol,
ma dorëzon me duart e tua ndër të mijat.
Mund edhe ta kishe lënë ndanë një qosheje muzgu.
E unë do të rrëmoja nxitimthi,
gjithkund,
verbtazi,
me mish e me shpirt,
për ta gjetur…
duke prekur çast pas çasti
dihatjet e tua, tek bën të ikësh.

Aty ku thyhet dita më njeh.
Aty ku zhbëhet drita më deh.

 

U bëra pemë

Fara erëmirë që mbolle dikur,
hodhi rrënjë.
U shtriqën tej e përtej ditëve të mija.
Mbahem më këmbë, mbahem.
Copëra gërmash,
më fluturojnë mbi krye mëngjeseve.
I mbledh.
I lidh.
I shtrydh,
që vesë e purpurt,
të pikojë pemës time.
Që gjethet t’i mbeten në çdo stinë.
Që trungut t’i shtohen të njëmijë rrathët e jetës.
Që degët të presin zogj shtegtarë mbarsur ëndrrash.
Që frutet e saj të pjekur e lëngëzuar të rrokullisen rrokapujë pergjumjeve të mija.
Që nën hijen e saj të vish e të rrish,
kur askund nuk je.

 

***

Minutat i mbështjell në gji bir,
që të rrinë ngrohtë tek të pres.
Të ftohta, më ngjajnë kilometrike,
e shkojnë gjithë përtesë.

Por kur shtohen e bëhen orë, bir
i hedh hooopaaa mbi shpinë,
e ashtu e kërrusur, gërrmuqe,
mas me pash’ vetminë.

I them nën zë vetes, bir:
“Hë de prit, prit edhe pak…”
Dhe krah për krah me heshtjen
kridhem në pritje, në natë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s