Poezi nga Liljana Merko Rrapushi

Poezi nga Liljana Merko Rrapushi
 
 
***
 
Të tjerë vijnë,
e të tjerë ikin.
Njërëz, si zogj shtegëtarë,
në turma që shkëmbehen kohës,
jemi veç kalimtarë.
Në fate që kryqëzohen,
arnojmë të vjetrat plagë,
të tjerë vrasin për çdo ditë shpresën,
e të tjerë fshehin rrezet e Diellit.
Japim e marrim
bëjmë pazar
shesim shpirtin dhe lëkurën,
Kockat i lemë për në varr!
 
 
***
 
Zgjohu shpresa ime, zgjohu!
U bë ditë
ma jep dorën,
pas të ndjek,
më bëj dritë.
Leri ëndrrat nën kuvertë ende të flenë,
sa më larg të shkojmë e të ngrejmë folenë,
bëhu krah pulëbardhe e valët ti përpijmë
Unë edhe Ti, përjetë bashkë të jetojm të lirë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s