Poezi nga Vladimir Avdulla Muça

Poezi nga Vladimir Avdulla Muça

 

NDARJA ME NËNËN

Frymën nga gjoksi e nxorri thellë,
Tek sytë tanë ajo zhytej;
Një lidhje hyjnore këtë herë
U çfaq në çastin kur jeta ngrysej.

Kur tost i shpirtit ate natë
Ja theku shpirtin tërësisht,
Vallë kështu ikin mamatë
Me përkushtime pafundësisht?!…

Ajo dorë kujdesi me s’më vjen,
Në jete kjo me shumë më bezdis,
Se në jete tek dru i prerë
Veç qyqja në shpirt këngën nis.

 

E NGROHTA FJALA JOTE

Befas,sa marr rrugën e Shijakut
Lehtas bien gjethet e çinarëve;
Në stinën e perndezur
Si kirurgji mishërimi përtej varreve.

I përkëdhel dora jote baba
Si frushnajë
Zbritur kodrinave.
NJË kërcitje e vogël mes degëve
Zgjon krijesat e tokes.
Ditë lindjes tënde të Tetorit
Qiellit mbart ngrohtësinë e një stine të ikur,
E ngrohtë si fjala Jote,
Mes gjethëve ëmbëlsohet pirgu i mendimeve.

Përmes kaltërsisë,
Në sytë e Tu
Shoh ledhatimin e duarve të flladit,
Që Ti si në vargje,më le një magji
Që hap dyert e të nesërmes,
Me ledhatimin e duarve të Tuaj…

 

UDHA E DASHURISË

Duhet t’a dini, s’është manare,
Dashuria është vuajtje e përjetëshme;
Ajo të thumbon kur s’ndihesh fare,
Të përcëllon me flakën e kaherëshme.

Herë e përvuajtur e herë krenare,
E butë , e fortë, e vrazhdë,e tmerrëshme;
Herë e ëmbël, oh herë gjakatare!
Herë lozanjare e tepër e ndjeshme.

Të ulet në sy, shikimin të verbon,
Mendja nga vetja të shqitet;
Ne prag të shtëpisë cdo gjë harron,
Vetëvetja zë të venitet.

Herë buzeqesh, herë te sheh vënger,
Me tallaze zemërën e lodron;
Ndërron fytyrë e te ngerdhesh
Në fill të rrugës prap ajo shkon.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s