Refleksione nga Fatbardha Sulaj

Refleksione nga Fatbardha Sulaj
 
 
***
 
Do mundohem të kem më shumë diell rreth meje, po asnjë rreze për ty.
 
 
***
 
Mendoj që ngjarjet, kohët dhe njerëzit janë bashkë për aq kohë sa i bashkojnë qëllimet, interesat, rastet, imponimet, dashuritë, urrejtjet, pas këtyre çdo gjë është histori, epokë, gjurmë ose asgjë.
 
 
***
 
Dy korsi larg ishim pa vija të bardha në mes, as mbikalim të heshtur nuk kish, ish vetëm Çun shine…
 
 
***
 
Rimelin kalova shumë herë në qerpikë, për të bërë pend korbi fijet e holla, pastaj një grusht ujë hodha mbi ta duke krijuar rrëpira faqeve…
 
 
***
 
Një furçë e stërmadhe la një njollë si flokë, pastaj një zhgarravinë sajoi buzë rozë, trupi ish thjesht një nudo bezhë e shkrirë me dekorin e një kanavace të vjetër…
 
 
***
 
U përballëm, kohët u kthyen, u rikthyen, një harmonikë mbeti buzëve duke luajtur ritmin e frymëmarrjes, brenda vështrimit koha kish shkruar tinguj të trishtë…
 
 
***
 
Ne ishim statuja të gjalla në parkun pa emër, statuja të bardha me sy të lëvizshëm…
 
 
***
 
Linja të gjata të padukshme horizontit, të paprekshme prej syrit, të vizualizuara brenda teje si një gjë e krijuar po nga ty.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s