Kalendari poetik: Arthur Rimbaud / Përgatiti materialin : Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: Arthur Rimbaud

Ka datën e lindjes më 20 tetor poeti francez Artyr Rembo (Arthur Rimbaud 1854-1891); u quajt poet i adoleshencës, pasi shumicën e poezive e shkroi në moshën 16 deri më 19 vjeç. I përket brezit të poetëve që u mbiquajt “poetët e mallkuar” me Bodler, Verlen, etj. Nxorra për ju nga arkivi im këtë shqipërim prej tij:

AJO QE POTHUAJSE E XHVESHUR

Ajo pothuajse s’kish gjë mbi trup
Ca pemë të mëdha fare pa turp
Përgjonin me degëi në dritare
Paturpsisht, na vinin pranë fare.

E ulur në kolltuk tok me mua
Gjysëm e xhveshur më zgjaste duart.
Mbi dysheme fërgëllonin ëmbël
E drithëronin të voglat këmbë.

Kundroja, në ngjyrë dylli vinte,
Dridhej, një rreze e vogël drite
E mbi buzqeshjen e saj lodronte
Mbi gjij-miz’e trëndafilt’ qëndronte.

Mora t’ja puth kaviljen e brishtë,
Qeshi, paksa egër dhe butësisht,
Ajo e qeshur drithshëm u ngrit lart
Gurgullim’e hijshme, e kristaltë.

Këmbët ju zbuluan nën këmishë,
Më rrëshkiti e tha: -Eej ti, do rrish?
-Guximin e parë ma lejonte,
Duke qeshur, gjoja më dënonte!

Dridheshin kur buzët duk’e puthur
Ata sy të drojtur dhe të bukur
Kokën e vogël largoi gjith’hir
E thirri: -Kjo qenka edhe më mirë!…

-“Kam diçka për t’ju thënë zotëri…”
Kaq desha, u hodha mbi ata gjij,
I putha dhe ajo qeshi kaq fort,
Qeshte me lot dhe s’pushonte dot…

Ajo pothuajse s’kish gjë mbi trup,
Ca pemë të mëdha fare pa turp,
Përgjonin me degët në dritare
Paturpsisht, na vinin pranë fare.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s