Poezi nga Miradie Maliqi

Poezi nga Miradie Maliqi
 
 
Për të gjitha nënat!
 
Më thoje se do ishe e përjetshme
Nga do që t’më çonin rrugët,ti do ishe aty
të më prisje
Si hija nën strehë të shtëpisë
Si pragu i gurtë
E sa herë dallgët e jetës më rëmbenin
Ti në breg më prisje
si peshkatarin gruaja e mirë
 
kudo që u zgjova
dielli dhe ti në dritare
pranë meje si fryma
e pranishme si ajri
 
Më thoje se do ishe e përjetshme
Ashtu si çdo gjë që më prêt në jetë
e mbetet pas meje
Dhe kur jepje frymën e fundit
më gjasoje me fajtoren që nuk e mbajte fjalën.
 
 
 
Tradhtia
 
Atë ditë kur të vijë çasti i grishjes tënde
Do të ulem majtas teje Imzot
Se me të majtën shkruaj dhe mbaj lugën
E nuk dua në atë ceremoni ngrënjeje të ngatërojmë njëri tjetrin
Por të ëmbëltohemi në paqë,si Apostuj të dëgjueshëm
E dijmë ne, të dy Imzot
Dita e gjykimit nuk do më sjellë prehje,
se zërat rreth meje i mbys me heshtje
dhe dëgjoj vetëm veten!
Ndaj mos më gjyko Imzot,se kam frikë do të lëndoj
Do të lëndoj..E kjo është e keqja më e vogël që jam në gjendje të bëj!
Mund edhe ta vrasim njëri tjetrin !
E ç’farë t’ju mbetet pastaj atyre që duan vërtet të na vrasin ?
Ndaj do të ulem majtas teje Imzot!
Jam mëngjerashe!
E ç’faj kam që jam në çast e kohë të gabuar,
e më bie duarsh gjithçka që përpiqem të ndërtoj
Ku ishe kur aq shumë të desha?
Më tradhtove ti mua,apo unë veten?
Ndaj më lër të iki pa lamtumirë
e pas meje le të mbetet gjithçka e ngrëne dhe e harxhuar.
 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s