Poezi nga Sevëme Fetiqi

Poezi nga Sevëme Fetiqi

 

POETI

Ka lindur nga përralla
na ishte njëherë…

Në kopshtet e djallit
dhe të engjujve
mblodhi gëzime hidhërimet
për vargun e vet të pathënë

Zogun e bëri shok
malin shteg
me njëmijë e një klithje
arrijti ta zë frymëzimin
mbi degë molle

Per t´u shkrirë
në pëllëmbët e bardha të shekujve
për t’u bërë përsëri
përrallë na ishte njëherë…
në librin e pavdekshmërisë.

 

PA TITULL

Kur të mërzisin
Të pikllojnë
Të braktisin
Të harrojnë
Shkeli frejtë
Mbledhi dhitë e dhentë
Çliroi penjtë
Me buzëqeshje
Largo nga qielli retë
Njehso deri në dhjetë

Sepse ti për veten tënde
Je shumë i shtrenjtë
Të gjitha mundesh me i arrijtë
Edhe vet

Ata që s’të lënē të qetë
Frigohen nga hija
e vetmise së vet.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s