Rreth mosmirënjohjes së shekullit – François Maynard / Përktheu nga frëngjishtja në shqip: Marjeta Shatro

François Maynard
Ka lindur në Tuluzë më 1582 dhe ka vdekur në Orilak më 1646.
 
 
Rreth mosmirënjohjes së shekullit
 
O shekull mosmirënjohës!
O stinë e shpifur!
Ku virtyti i varfër dhe i përçmuar tek të fuqishmit nuk gjen veç disa kryqe!
Eh çfarë!Duhet që uta ime dhe zëri im,
Të mos fitojnë asgjë veçse pak famë?
 
Gjithë forca ime është tashmë e konsumuar.
Lamtumirë oborr që aq fort të desha!
Ti më detyron që të vdes në pyje,
O shekull mosmirënjohës!
 
Epigrami im i pafajshëm dhe i lëmuar,
Ka disa bukuri me të cilat Franca është e hijshme!
Unë kam marrë Pindin dhe kam rafinuar ligjet e tij;
U kam thurur lavde princave dhe mbretërve
dhe ti nuk më ke paguar ,veçse me tym,
O shekull mosmirënjohës!
 
 
 
Përktheu nga frëngjishtja në shqip: Marjeta Shatro

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s