Kalendari poetik: Samuel Taylor COLERIDGE / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: Samuel Taylor COLERIDGE

21 tetori është data e lindjes për Samuel Taylor Coleridge, (1772-1834); poet kritik letrar dhe filozof britanik. Studiuesit e mbajnë si themeluesin e romantizmit anglez bashkë me mikun e tij, poetin William Wordsworth. Sjell këtë sonet të tij për miqtë e mi:

 

LAMTUMIRË DASHURI!

Mbetsh me shëndet, shpirt! Jo, asnjë qortim;
As nëna s’sheh të birin si të shihja
Dhe ishe shpresa ime në rini
Mendjen te ti dhe me gaz psherëtija.

Pas pasurive, apo thjesht gëzonin
Më të fshehtat dëshira ca të tjerë,
Krenarë, të bindur që i meritonin,
Unë me shpresë, të jepja zemrën e mjerë.

Pastaj kur hasa vajzën që kuptova
Mrekullinë dh’i mora mirësinë,
Për besë, më t’mirën mbi dhé e çmova!
Pash’ ëndrrat e saj dh’i mora verbërinë.

Oh, mbetsh me shëndet, se mendja më thotë,
Vajz’e besës vlen, jo m’e hijshmja në botë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s