Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti
 
 
Vijëzimesh
 
Unë tani do fle i dashur
bashkë me mendimet e fundit
dhe neonet e rrugëve përshkuar autostradave të bardha
kryqëzuar të ndritshme vijëzimesh.
 
Do shtrihem
përgjumjes time të lodhur
e thyer në të tjera kufizime ngjyrash.
 
Kokën do e vendos
në pendë kujtimesh
ngatërruar nëpër flokë bore
e nesër…, nesër nuk di çfarë do mbijetojë,
pas krehjes së rrezeve të agimit.
 
 
 
***
 
Tani…
ngjitja është më e lehtë,
pa valixhen e lodhur të mendimeve,
tretur vjeshtës
qiejve të kuqërremtë…
 
Kujtimet u zbehën
rrëshqitur nga një xhep i shpuar resh,
drithëruar
trungjeve të zhveshura të kohës…
 
Dhe era,
psherëtimë e stinës së zverdhur,
në damarë të vyshkur gjethesh,
dhimbjen
në një pikë loti kthen.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s