Poezi nga Liljana Merko Rrapushi

Poezi nga Liljana Merko Rrapushi
 
 
***
 
Tashmë vi rrallë e më rrallë,
mbushur krahët gjithë mall!
Qytetit të gurtë,
përqafoj hije të stërgjata statujash të vjetra,
e ndjenjash të vakta.
Mbi trupin tim përmallshëm
bëhen një,
Unë,
kujtimet,
dhe nata!
Dhe zgjojmë aty një botë të tërë:
Një lule që do çelë të nesërmen,
një dorë që përkedhel,
një tjetër dorë që fshin lotë,
një trup,
një shpirt,
një Dashuri…!
 
 
 
***
 
Se di në mund të mbajë mëri,
shpirti, si det i trazuar.
Bëhem dallgë
e vi tek ti, përplas krahët përmalluar,
atje në brigje harruar e thërrmuar mbi shkëmbinj,
dashuria si yll i shuar përmbi dallgë e stuhi,
shkulmë bardhë prehur gjer tek ti.
 
 
***
 
Ndoshta kjo ishte nata për ti thënë të gjitha
e ti z’brazja si retë gjithë lotët e trishtimit
dhe çdo brengë të vjeter që ofshin,
nga qielli shpirtit bullullin
E në ke krahë tek ty të s’ trukem,
e nën zë të pëshpërij,
një dorë kocka ç’ ka kanë mbetur
nën dhëmbët që kërcëllijnë.
Përqafomë e shtrëngomë fort
frymën e fundit lermë ta tres
gjithë kjo natë të më përpijë,
e të mbetem një copë yll.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s