Poezi nga Matilda Miraka

Poezi nga Matilda Miraka
 
 
Zoti im!
 
Pastaj sërish tek ti vij,
tek ti përthyhen gjymtyrët e mia,
tek ti pas maktheve lutem,
lutem, qaj e skuqem,
pastaj përthyhem e devijoj,
vuaj e rënkoj,
çekuilibrohem pastaj
e qaj, e shaj,
zbehem e lakohem,
lëkundem e tërbohem,
sërish vij tek ti pastaj
skuqem, lutem e qaj…!
 
 
 
KREVATI PREJ MISHI
 
Sonte unë edhe ëndrrat po flemë bashkë
Po flemë në mishin e krevatit tim
Në krevatin me shpirt njeriu
Me një shpirt, që skicon çdo ndjenjë timen
E atëherë kur më sheh të pashpresë, ai më mundon
Më mundon e me mishin e tij të nxehtë prek trupin tim të ftohtë
E unë ndjej të dridhura dhe kam ftohtë, mërdhi
E filloj të mbulohem dhe kam vapë, sikëlldi
E sytë e mi të lodhur fillojnë të shohin brenda tyre, brenda syve miturak
E shohin dy çupëlina që luajnë në një park vjeshtor
E kur mbi flokët e tyre bien gjethet e pemëve mijëravjeçare, një shkëndijë mbërthen sytë e mi
E në ato çaste krevati fillon të mishërojë
E mishi i tij zbutet e kthehet në një temperaturë konstante
E trupi im fillojë të mëshirojë
E unë filloj të bie në një gjumë të thellë
Me një gjumë që do të zgjohet ndryshe…!!!!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s