Poezi nga Valentina Mrijaj

Poezi nga Valentina Mrijaj
 
 
KOSOVA IME!
 
Oh, të dua Kosova ime
Nuk po lehtëson asgjë peshën mallit
Dëshmitare kam dashurinë per ty
Shqiponjën në mrrolat e ballit.
 
Oh, ti Kosova ime
Me zemër nuk të braktisa kurrë
Te bart me vete në gjoks e shpirt
Të pandashme, si shqipja me flamur.
 
Oh, të dua Kosova ime
Mallin për ty nuk e shuajti asgjë
Me trup kilometra e kufij larg
Por për shpirtin mbete e vetmja fole.
 
 
 
ATDHE
 
Shqip
brohoret gjoksi
i gërryer nga malli,
ndaj gjuhës time shenjtore.
Sa herë e le
në sirtare…
Atdhe,
shpirti larg teje
s’ më ngopet me frymë.
Ofshan, shan, mallkon
fatin e mërgimtarit
të tretur
përtej strofullës.
Pyll i shkretë mbetur…
Atdhe,
përqafuar me ndarjen
mora trupin
në valiçen e zemrës
palosa Besë e Be,
veç ëndrrat, veten
lash atje
Atdhe!
I mungon
shpirtit
qenies
së tretur
larg,
gurëmbetur…
Atdhe
do të të thërras,
sa zëri t’ më jehojë,
si lahuta e malësisë
Çika e Shqiptarisë
mbes,
deri sa të vdes!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s