Kalendari poetik: Edmondo De Amiçis (1846-1908) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Edmondo De AMICIS

Kalendari poetik: Edmondo De Amiçis (1846-1908)

Ka ditën e lindjes sot më 21 tetor; qe shkrimtar, gazetar, i njohur në të gjithë botën për romanin pedagogjik “Zemra”; kam këtë poezi që shkrimtari i shquar i kushtoi nënës së tij:

 

SIKUR TË ISHA PIKTOR
(NËNËS)

Jo gjithmonë heq koha bukurinë,
as lotët dhe mundimet nuk e fshijnë;
i mbushi gjashtëdhjetë nëna ime,
më shumë e shoh, bëhet dhe m’e hijshme.

S’ka fjalë, çdo gjë që bën a buzëqesh,
mu në zemrën time, ëmbëlsisht më prek!…
Ah! Si piktor sikur të vizatoja:
veç portretin e saj do t’pikturoja.

Ta bëja kur përkulet ngadalë
dhe unë t’ja puth atë gërshet të bardhë,
apo kur e lodhur ulet dhe pushon
dhe me buzëqeshje dhëmbjen e mbulon.

Me lutje qiellit do t’i kërkoja
veç një gjë prej Rafaelit piktor,
të kisha të tijin penel hyjnor
me atë fytyrë ta kurorëzoja.

Sikur mes jetësh të bëheshin shkëmbime,
t’i dhuroja fuqin’e jetës sime,
le të plakem, nënë e adhuruar,
veç të të shoh përsëri të rinuar.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

*kur përktheja këtë poezi, nëna ime e shtrenjtë qe gjallë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s